Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka hedhur poshtë shqetësimet se një imazh i tij i krijuar nga Al si Papa i ardhshëm është fyes për katolikët.
Imazhi i diskutueshëm u postua në profilin e Truth Social të Trumpit.
Nuk dihet nëse është postuar nga vetë Trump apo një nga bashkëpunëtorët e t
Por ka shkaktuar reagime të ndryshme.
Ish-kryeministri italian Matteo Renzi tha se ishte “një imazh që fyen besimtarët, fyen institucionet dhe tregon se lideri i së djathtës globale kënaqet duke qenë një klloun”.
Timothy Dolan, kryepeshkopi i New Yorkut, të cilin Trump e rekomandoi për Papë javën e kaluar, dhe Konferenca Katolike e Shtetit të New Yorkut shprehën gjithashtu pakënaqësi.
Kur u pyet për reagimin negativ të katolikëve ndaj imazhit, Trump u përgjigj: “Mos mendoni për katolikët, mendoni për mediat e lajmeve të rreme. Katolikët e duan atë”.
Trump tha se nuk e kishte parë imazhin deri të dielën mbrëma.
“Nuk e kam idenë se nga erdhi. Mund të ketë qenë Al. Por nuk di asgjë për të. Sapo e pashë mbrëmë. Në fakt, gruaja ime mendoi se ishte e bukur”, tha presidenti amerikan.
Ndryshe, pasi bëri shaka javën e kaluar se do të donte të bëhej Papa i ri, ai tani tha se pozita nuk është në planet e tij në fund të fundit.
“Unë në fakt nuk do të mund të martohesha. Me sa di unë, papët nuk janë adhurues të mëdhenj të dasmave, apo jo? Jo, me sa dimë, nuk janë”, theksoi ai.