Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se njerëzit që kapen duke e sabotuar makinat e ‘Tesla’ mund të përballen me dënime deri në 20 vjet burg.
Trump këtë njoftim e bërë përmes një postimi në rrjetin social “Truth Social”.
“Njerëzit që kapen duke sabotuar Tesla do të kenë një shans shumë të mirë për të shkuar në burg deri në njëzet vjet, dhe kjo përfshin financuesit.”, shkroi ai.
E gjithë kjo deklaratë e presidentit Trump vjen pasi që Prokurorja e Përgjithshme e ShBA-së, Pam Bondi, e cilësoi sulmin ndaj pronës së Teslës si “terrorizëm të brendshëm” dhe e siguroi opinionin se do të ndërmerren hetime të plota, të cilat do të sjellin pasoja të rënda për ata që janë përfshirë.