Presidenti amerikan, Donald Trump tha të shtunën se Mbretëria e Bashkuar po “mendon seriozisht” të dërgojë dy aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme, por ai paraprakisht refuzoi ofertën.
“Është në rregull, Kryeministër Starmer, nuk na duhen më — por do ta mbajmë mend. Nuk kemi nevojë për njerëz që i bashkohen luftërave pasi ne tashmë kemi fituar!” tha Trump.
Trump ka qenë shumë kritik ndaj Starmerit për moslejimin e Shteteve të Bashkuara që të përdorin bazat ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar gjatë sulmeve ndaj Iranit.

Kryeministrit britanik, Starmer është përpjekur të bëjë dallimin mes operacioneve sulmuese dhe mbrojtëse të amerikanëve, dhe fillimisht i kishte mohuar SHBA-së lejen për të përdorur bazat britanike për sulme ofensive ndaj Iranit.
Trump tha se nuk ishte “i kënaqur me Mbretërinë e Bashkuar” dhe e talli Starmerin, duke thënë se “nuk është Winston Churchill ai me të cilin po flasin”. Starmer, mbrojti vendimin e tij fillestar, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar “gjithmonë duhet të ketë një bazë ligjore dhe një plan të zbatueshëm dhe të menduar mirë”.
Ai gjithashtu këmbënguli se kishte të drejtë që ndryshoi qëndrimin e tij, sepse hakmarrja iraniane me dronë dhe raketa ndaj sulmeve amerikano-izraelite kërcënoi interesat dhe aleatët britanikë në rajon.














