Presidenti amerikan Donald Trump thotë se Rusia dhe Ukraina do të “fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi”, pas telefonatës së tij me Vladimir Putinin.
Nuk është e qartë se si kjo ndryshon nga negociatat që filluan tashmë në Turqi të premten, midis delegacioneve ukrainase dhe ruse.
“Vatikani, i përfaqësuar nga Papa, ka deklaruar se do të ishte shumë i interesuar të priste negociatat. Le të fillojë procesi”, shtoi Trump në Truth Social, me një ton shumë më optimist se ai i Vladimir Putinit.
Ai tha se telefonata “shkoi shumë mirë, toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera “.
Duke folur më tej për negociatat, Trump tha: “Kushtet për këtë do të negociohen midis dy palëve, siç mund të jetë vetëm sepse ato dinë detajet e një negociate për të cilat askush tjetër nuk do të ishte në dijeni”.
Trump tha se Rusia dëshiron të marrë pjesë në “tregti në shkallë të gjerë” pasi të ketë mbaruar lufta.
“Ekziston një mundësi e jashtëzakonshme për Rusinë për të krijuar sasi të mëdha vendesh pune dhe pasurie. Potenciali i saj është i pakufizuar. Po kështu, Ukraina mund të jetë një përfituese e madhe në tregti, në procesin e rindërtimit të vendit të saj”, shtoi presidenti amerikan.