Presidenti amerikan Donald Trump thotë se “në një mënyrë ose në një tjetër, së shpejti do ta bëjmë Ngushticën e Hormuzit të HAPUR, TË SIGURT dhe TË LIRË!”
Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai shkruan se shpreson që Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut dhe Mbretëria e Bashkuar do të dërgojnë anije luftarake në këtë kanal kyç detar, në mënyrë që ai “të mos mund të jetë më një kërcënim” nga Irani.
Ai shton se shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për ta mbajtur këtë kanal të rëndësishëm detar “të hapur dhe të sigurt”.
Ndërkohë, ai thotë se SHBA-ja do të jetë “duke bombarduar pa mëshirë vijën bregdetare dhe duke qëlluar vazhdimisht anijet dhe mjetet lundruese iraniane, derisa t’i nxjerrë nga uji”.













