Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump: Ulja e tarifave varet nga Pekini

24/04/2025 - 13:50
në Kryesore, Lajme
A A
Donald Trump sërish para gjykatës, akuzohet për përdhunim

FILE PHOTO: Former U.S. President Donald Trump takes the stage at the Conservative Political Action Conference (CPAC) in Dallas, Texas, U.S., August 6, 2022. REUTERS/Brian Snyder/File Photo

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se çdo ulje e tarifave mbi importet kineze do të varet nga veprimet e Pekinit, ndërsa tensionet tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë mbeten të larta, sipas agjencisë turke të lajmeve AA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se çdo ulje e tarifave mbi importet kineze do të varet nga veprimet e Pekinit, ndërsa tensionet tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë mbeten të larta.

I pyetur gjatë një takimi në Zyrën Ovale – ku ai nënshkroi urdhra ekzekutive – se sa shpejt dëshironte të ulte tarifat ndaj Kinës, Trump u përgjigj: “Epo, kjo varet prej tyre”.

Më herët gjatë ditës, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e përforcoi qëndrimin e Trumpit në një intervistë për Fox News. “Nuk do të ketë asnjë ulje të njëanshme të tarifave kundër Kinës… Kina duhet të bëjë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ajo.

Trump përsëriti ankesën e tij të kahershme për praktikat tregtare të padrejta. “Ne kemi një vend shumë, shumë të madh që quhet Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe është grabitur për vite e vite me radhë”, tha ai.

Ai paralajmëroi se mosarritja e një marrëveshjeje do ta çonte Washingtonin drejt vendosjes së një norme tarifore, e cila sipas tij, mund të përcaktohet së shpejti. “Gjatë dy apo tri javëve të ardhshme, do ta vendosim numrin dhe do të zgjedhim (një normë), mund të jetë edhe për Kinën”.

“Nëse nuk arrijmë një marrëveshje, gjë që është e mundur, atëherë thjesht do ta vendosim çmimin”, shtoi Trump.

Ai tha se vendet që duan të bëjnë biznes në SHBA duhet të vendosin nëse do të vazhdojnë të tregtojnë sipas atyre kushteve.

Më herët, Trump kishte premtuar “një marrëveshje të drejtë me Kinën”, duke pretenduar se marrëdhëniet “dolën jashtë kontrollit” gjatë administratave të mëparshme.

Deklaratat erdhën në mes të një lufte tregtare në përshkallëzim, ku Trump kohët e fundit rriti tarifat “reciproke” ndaj Kinës nga 84% në 125%, përveç një tarife prej 20% të lidhur me fentanyl-in të vendosur më herët këtë vit, duke e çuar normën efektive në 145% për shumicën e mallrave.

Disa produkte kineze përballen me norma edhe më të larta për shkak të tarifave shtesë të Seksionit 301 që adresojnë praktikat e padrejta tregtare, me artikuj të caktuar si automjetet elektrike që përballen me deri në 245% detyrime në total.

Si kundërpërgjigje, Kina ka vendosur tarifa deri në 125% për produktet amerikane dhe ka kufizuar eksportet e mineraleve të rralla tokësore, të domosdoshme për industritë e teknologjisë së lartë.

JU REKOMANDOJMË

Garë e ashpër mes disa emrave të LDK-së për të fituar mandatin e deputetit
Lajme

Garë e ashpër mes disa emrave të LDK-së për të fituar mandatin e deputetit

31/12/2025 - 14:41
Serbia arreston dy shqiptarë në Merdare
Lajme

Serbia arreston dy shqiptarë në Merdare

31/12/2025 - 14:39
Presidentja Osmani viziton FSK-në për fundvit
Kryesore

Presidentja Osmani viziton FSK-në për fundvit

31/12/2025 - 14:25
Minus 52 mijë vota: Si shpjegohet rënia e LDK-së?
Kryesore

Minus 52 mijë vota: Si shpjegohet rënia e LDK-së?

31/12/2025 - 14:22
Presidentja u dërgon dhurata fëmijëve në repartin e hemato-onkologjisë
Kryesore

Presidentja u dërgon dhurata fëmijëve në repartin e hemato-onkologjisë

31/12/2025 - 14:17
“Bujaria Home” iu uron vitin e ri 2026
Ekonomi

“Bujaria Home” iu uron vitin e ri 2026

31/12/2025 - 14:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Numërohen mbi 60% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

    Numërohen mbi 60% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Më të votuarit në LDK pas numërimit të mbi 60% të votave

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Përditësohen rezultatet, kandidatët më të votuar nga VV, PDK, LDK dhe AAK

    203 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • “Feis-Com Beton” përmbyll vitin me mbrëmje të veçantë me stafin dhe partnerët

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Astrologia e njohur parashikon ‘fatin’ e Kurtit për vitin e ardhshëm

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë