Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha të shtunën se ai po zgjidhte Richard Grenell, ish-shefin e tij të inteligjencës, si të dërguarin e tij presidencial për misionet speciale.
“Kam kënaqësinë të shpall Richard Allen Grenell si të dërguarin tonë presidencial për misionet speciale. Ric do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në mbarë botën, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, ka shkruar presidenti Trump në llogarinë e tij në Truth.
Presidenti Trump ndër të tjera ka treguar se Richard Grenell ishte edhe i deleguari i tij për negociatat Kosovë-Serbi, përcjell Demokracia.com.
“Ric ka një B.A. nga Kolegji Evangel dhe një M.P.A nga Harvard. Ric do të vazhdojë të luftojë për paqen përmes forcës dhe do të vendosë gjithmonë AMERIKËN TË PARË” ka përfunduar reagimin e tij presidenti Trump.