Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trumpi e nënshkruan projektligjin për fundin e mbylljes qeveritare

13/11/2025 - 08:22
në Lajme
A A
Trumpi e nënshkruan projektligjin për fundin e mbylljes qeveritare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar një projektligj me të cilin rihapet qeveria dhe i jepet fund mbylljes më të gjatë të saj në historinë e vendit.

Ai e shndërroi në ligj me nënshkrimin e tij projektligjin me afat të shkurtër vetëm disa orë pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 222 vota “për” e 209 “kundër” miratimit të mërkurën në mbrëmje dhe dy ditë pasi edhe Senati gjithashtu me rezultat të ngushtë e kishte miratuar legjislacionin, raporton televizioni BBC.

Duke folur në Zyrën Ovale, Trumpi tha se qeveria tani “do t’i vazhdojë operacionet normale”, pasi “njerëzit ishin dëmtuar aq keq” nga mbyllja 43-ditore.

Shumë agjenci qeveritare e kanë pezulluar punën nga tetori dhe rreth 1,4 milion punonjës federalë kanë qenë duke qëndruar në pushim pa pagesë ose duke punuar pa paga. Edhe asistenca ushqimore për personat me të ardhura të ulëta ishte në rrezik, ndërsa ka pasur pengesa edhe në realizimin e trafikut ajror.

Shërbimet qeveritare pritet të rikthehen ditëve në vijim, ndërsa pengesat në trafikun ajror me gjasë do të lehtësohen para Ditës së Falënderimeve. Administrata Federale e Aviacionit e kishte pakësuar trafikun ajror për shkak të mungesës së stafit, pasojë e mbylljes qeveritare.

Kjo gjendje ndikoi tek anëtarët e Kongresit që po mundoheshin të arrinin në kryeqytet të mërkurën për votimin e projektligjit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Republikani Derrick Van Orden udhëtoi me motoçikletën e vet për gati 1.600 kilometra për ta hedhur votën në Dhomën e Përfaqësuesve para se projektligji t’i dërgohej presidentit Trump për ta nënshkruar.

Sidoqoftë, me këtë projektligj sigurohet qëndrimi hapur i qeverisë vetëm deri më 30 janar, kur ligjvënësve edhe një herë do t’u duhet që të gjejnë një mënyrë për financimin e shërbimeve qeveritare.

Para se ta nënshkruante ligjin, Trumpi në mënyrë të përsëritur ia la fajin për mbylljen Partisë Demokratike në opozitë. “Ata e bënë këtë thjesht për arsye politike” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

JU REKOMANDOJMË

Trump e pyet presidentin sirian: Sa gra i ke?
Lajme

Trump e pyet presidentin sirian: Sa gra i ke?

13/11/2025 - 08:59
Avokati Musa: Nëse Kurti refuzon të dëshmojë, mund t’i caktohet paraburgim prej 6 muajve
Kryesore

Avokati Musa: Nëse Kurti refuzon të dëshmojë, mund t’i caktohet paraburgim prej 6 muajve

13/11/2025 - 08:41
Michael Durkee, dëshmitari i gjashtë i Thaçit vazhdon dëshmimë në Speciale
Kryesore

Michael Durkee, dëshmitari i gjashtë i Thaçit vazhdon dëshmimë në Speciale

13/11/2025 - 08:34
RTK pa paga, sot sërish protestë, BSPK dhe SBASHK mbështet protestën
Lajme

RTK pa paga, sot sërish protestë, BSPK dhe SBASHK mbështet protestën

13/11/2025 - 08:09
Miftaraj: Korupsioni ka emër; Vetëvendosje
Lajme

Ehat Miftaraj: Kurti sot bën të kundërtën e asaj që predikonte në opozitë

13/11/2025 - 08:05
Avokati Musa: Nëse Kurti refuzon të dëshmojë, mund t’i caktohet paraburgim prej 6 muajve
Kryesore

Avokati Musa: Nëse Kurti refuzon të dëshmojë, mund t’i caktohet paraburgim prej 6 muajve

13/11/2025 - 00:10

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Verifikimi i votave në Mitrovicë pritet të përfundojë sot, ky është rezultati nga përditësimi i fundit i KQZ-së

    Verifikimi i votave në Mitrovicë pritet të përfundojë sot, ky është rezultati nga përditësimi i fundit i KQZ-së

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Elshani nga KQZ demanton keq zyrtarët e VV-së në Mitrovicë

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • A po kërkon Arben Gashi dorëheqjen e Abdixhikut, çka po paralajmëron ai?

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Fletëvotimet e dyshimta në Mitrovicë, Radoniqi: E vetmja mënyrë është hapja e kutive

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Xhelal Sveçla e humb betejën e parë me aktivistin e LDK-së që e fotografoi ditën e zgjedhjeve

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë