Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trumpi e quan “të çmendur” prokurorin që hetoi ish-krerët e UÇK-së në Hagë

13/03/2025 - 23:12
në Kryesore, Lajme
A A
Trumpi e quan “të çmendur” prokurorin që hetoi ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e ka quajtur “të çmendur” prokurorin special, Jack Smith, i cili hetoi Trumpin për disa raste dhe ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Në ditën kur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u kthye për një vizitë të shkurtër për babanë e tij, presidenti amerikan, Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, shefin e NATO-s, Mark Rutten.

Në konferencën para mediave, Trumpi ka kthyer vëmendjen përsëri te prokurori, i cili në vitin 2020, si prokuror i specializuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës, kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Smith kishte lënë postin në Hagë për të shkuar në SHBA dhe për ta hetuar Trumpin në lidhje me akuzat për zhbërje të rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020, përfshirjen e Trumpit në sulmin famëkeq të 6 janarit 2021 në Capitol dhe për keqpërdorimin e dokumenteve sekrete, pasi Trumpi kishte mbajtur mijëra dokumente në vilën e tij në Florida.

Qëkur Smith nisi ta hetonte, Trumpi e kishte quajtur rastin e tij si “Gjueti shtrigash” dhe i kishte vënë epitete prokurorit special.

Smithin vazhdimisht e ka quajtur të çmendur ose të shkalluar (Deranged në gjuhën angleze).

Në nëntor 2022, Smith u emërua si prokuror special në Shtetet e Bashkuara për të hetuar ish-presidentin Donald Trump lidhur me ngjarjet e 6 janarit 2021 dhe trajtimin e dokumenteve të klasifikuara.

Kjo krijoi një lidhje, pasi Smith ishte prokurori në të dyja rastet kundër dy ish-presidentëve, Thaçi dhe Trump.

JU REKOMANDOJMË

Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë

Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë
14/11/2026 - 09:23

Tre persona janë arrestuar në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale, armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve. Sipas njoftimit të Policisë, të premtën...

Më shumëDetails

Fundjavë me shi dhe mot të vranët në Kosovë, ja ku priten edhe reshje bore

Fundjavë me shi dhe mot të vranët në Kosovë, ja ku priten edhe reshje bore
14/11/2026 - 01:54

Fundjava në Kosovë do të karakterizohet me mot të vranët dhe reshje shiu, ndërsa në viset malore të shtunën priten edhe reshje bore. Sipas parashikimit të Institutit, dita...

Më shumëDetails

Ora të shtrenjta, makina luksoze dhe apartamente mln € / Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

Ora të shtrenjta, makina luksoze dhe apartamente mln € / Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës
14/11/2026 - 01:50

Ora të shtrenjta, “paleta” me para dhe makina luksoze dhe apartamente miliona euro. Ky është sfondi i botës së krimit që ka gjetur strehë në Dubai. Emisioni “Në...

Më shumëDetails

ALARMANTE: Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA

ALARMANTE: Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA
13/11/2026 - 22:47

Të gjitha fluturimet brenda Shteteve të Bashkuara janë pezulluar deri në një njoftim të ri, “për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe arsyeve të sigurisë”, ka bërë të...

Më shumëDetails

Kraja: Kosova përfaqësohet në nivelet më të larta nga persona që s’dinë “as me folë e shkrue shqip”

Kraja: Kosova përfaqësohet në nivelet më të larta nga persona që s’dinë “as me folë e shkrue shqip”
13/11/2026 - 22:43

Shkrimtari Mehmet Kraja, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, shkroi se keq-të-folurit dhe keq-të-lexuarit shqip tashmë ka arritur të marrë status shtetëror në Kosovë. “Kosova...

Më shumëDetails

S’ka kuorum, ndërpritet seanca – Ligji për Specialen nuk i vjen radha

S’ka kuorum, ndërpritet seanca – Ligji për Specialen nuk i vjen radha
13/11/2026 - 22:33

Mungesa e kuorumit ka bërë që kryetarja e Kuvendit ta ndërpres edhe një herë seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info. Një nga pikat e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i vitit i policisë e prokurorit: Ndalohen për 48 orë dy të rinj që vepruan në vetmbrojtje ndaj sulmit fizik dhe më armë të Ibrahim dhe Albin Gërbëshit

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

    219 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    392 Shpërndaje
    Shpërndaje 157 Tweet 98
  • Polici Korab Pepaj dënohet me 3 vite burgim, qëlloi me armë tek “Ura e Bistricës” Milan Jovanoviqin pasi ky i fundit nuk u ndal në pikëkontroll

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • LAJM I KEQ: Paralajmërohet rritje e çmimit të rrymës deri në 20%

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë