Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një vendim për të kufizuar edhe më tej hyrjen e shtetasve të huaj në Shtetet e Bashkuara.
Në njoftimin e saj, Shtëpia e Bardhë ka thënë se SHBA-ja ka vendosur kufizime të plota dhe hyrje të kufizuara për shtetasit nga pesë vende – Burkina Faso, Mali, Nigeri, Sudani i Jugut dhe Siria.
Këto vende i janë shtuar listës fillestare prej 12 vendesh të publikuar në qershor, shtetasve të të cilave u ndalohej hyrja në SHBA.
Lista përfshin shtete si Afganistani, Birmania, Chadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani, Jemeni, Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela./Reporteri.net














