Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Turqia dhe lufta në Iran – frika e përhapjes së konfliktit

07/03/2026 - 15:04
në Lajme
A A
Turqia dhe lufta në Iran – frika e përhapjes së konfliktit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Si fqinj i drejtpërdrejtë i Iranit, Turqia po e ndjek me shqetësim përshkallëzimin në Lindjen e Mesme. Ankaraja i frikësohet përhapjes së konfliktit në rajon.

Turqia gjithmonë ka qenë e lumtur të pozicionohet si ndërmjetëse midis Lindjes dhe Perëndimit dhe mban marrëdhënie diplomatike si me Bashkimin Evropian ashtu edhe me Lindjen e Mesme. Ankaraja është përpjekur të ndërmjetësojë në mosmarrëveshjen midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në disa raste – pa sukses.

Deklaratat e fundit të Ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan përcjellin edhe njëfarë frustrimi pas përpjekjeve diplomatike të viteve të fundit: lufta mund të jetë shtyrë vetëm. Ai përmendi një bisedë telefonike që pati me Uashingtonin në fund të janarit. “Më telefonuan në mes të natës”, tha Fidan.

Ai menjëherë e kuptoi se sa serioze ishte situata edhe atëherë dhe e informoi urgjentisht Presidentin Rexhep Tajip Erdogan. “Ato ishin kohë shumë të errëta. Ne prisnim luftë ose sulmin e parë në çdo moment”, shtoi Fidan.

Një konflikt kompleks me rreziqe të shumëfishta

Ankaraja ka frikë se një luftë me Iranin mund të përshkallëzohet shpejt në një konflikt më të gjerë rajonal që do të përfshinte të gjithë rajonin. Turqia ndan një kufi me Iranin që është rreth 530 kilometra i gjat, është e shqetësuar për pasojat humanitare, ekonomike dhe politike.

Turqia e sheh luftën aktuale si një konflikt kompleks me rreziqe të shumëfishta. Ekonomikisht, ajo i frikësohet një rritjeje të inflacionit tashmë të lartë, problemeve të mundshme me furnizimin me energji dhe humbjeve në turizëm.

Politikisht, ajo është e shqetësuar për ndryshimet e pasigurta në ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme, si dhe një ringjalljeje të mundshme të konfliktit me grupet e armatosura kurde në rajon. Për shkak të sulmeve me raketa në Iran dhe Libanin jugor, Ankaraja gjithashtu duhet të përballet me një rritje të mundshme të re të numrit të refugjatëve nga të dy vendet.

Përmbajtje nga anëtarja e NATO-s, Turqia

Deri më tani, Irani nuk ka sulmuar as bazën ushtarake Incirlik, e cila përdoret shumë nga forcat amerikane, as qendrën e radarit të NATO-s në Kurecik në Anadoll.

Një raketë balistike u kap nga sistemi i mbrojtjes ajrore të NATO-s të mërkurën. Megjithatë, Irani ka theksuar se Turqia nuk ishte objektivi i sulmit. Burime pranë qeverisë turke gjithashtu supozojnë se ishte një raketë që doli nga kursi.

Turqia mbetet neutrale për momentin dhe ka intensifikuar aktivitetet diplomatike me SHBA-në, BE-në dhe shtetet e Gjirit që nga fillimi i luftës, duke i nxitur të gjitha palët të kthehen në tryezën e negociatave përpara se lufta të përhapet më tej.

Megjithatë, këto përpjekje ndërmjetësimi aktualisht nuk po marrin një përgjigje, thotë Sinan Ulgen i Qendrës për Studime Ekonomike dhe të Politikës së Jashtme (EDAM) me seli në Stamboll. Në këtë fazë të luftës, negociatat nuk po merren ende në konsideratë, kështu që ai e interpreton diplomacinë turke si një përpjekje për ta pozicionuar Ankaranë për një moment të mëvonshëm.

Sipas burimeve qeveritare, Ankaraja tashmë po punon për një formulë që mund t’i sjellë palët ndërluftuese në tryezën e negociatave si partnerë të barabartë në një moment të caktuar. Turqia është në dilemë: rënia e regjimit në Teheran mund të çojë në kaos të pakontrolluar në fqinjësinë e saj të afërt. Por edhe nëse regjimi del nga kriza i forcuar, kjo mund të sjellë pasiguri dhe konflikte të reja politike.

Tensionet etnike dhe konflikti kurd

Disa media tashmë po spekulojnë se SHBA-të mund të përdorin forcat kurde si trupa tokësore në Iran – një shqetësim i madh për Ankaranë. Edhe pse Partia Punëtore Kurde (PKK) në Turqi dhe organizata e saj simotër, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) në Siri, janö dobësuar, armatosja e grupeve militante kurde iraniane mund të shkaktojë një dinamikë të re në rajon.

Sipas Ankarasë, kjo mund të rrezikojë edhe procesin e afrimit midis shtetit turk dhe kurdëve që filloi nën sloganin “Turqia pa terrorizëm”. Konfliktet etnike në dhe përreth Iranit konsiderohen si skenari më i keq.

Një valë e re refugjatësh?

Gjatë luftës në Siri, Ankaraja ka pranuar tashmë miliona refugjatë nga vendi fqinj – pavarësisht problemeve të saj të mëdha ekonomike. Turqia tani po përpiqet të parandalojë një përsëritje të një skenari të tillë me njerëzit që mund të largohen nga Irani. Sipas raporteve të medias, ka plane për kampe pritjeje në anën iraniane të kufirit, dhe ndërtimi i një muri kufitar me Iranin është përshpejtuar ndjeshëm vitet e fundit.

Megjithatë, as qeveria dhe as ekspertët aktualisht nuk presin një rritje të ndjeshme të numrit të refugjatëve. Eksperti i sigurisë Sinan Ulgen kujton përvojat e Irakut dhe Sirisë në vitet 1990 dhe 2010: vetëm kur në ato vende u zhvilluan luftëra civile me fraksione të shumta ndërluftuese, ndodhën valë të mëdha refugjatësh.

Deri më tani, autoritetet kufitare nuk kanë regjistruar ndonjë lëvizje të madhe të popullsisë. Nëse ndodh një eksod masiv, nuk priten vetëm qytetarët iranianë; vlerësohet se më shumë se dy milionë refugjatë afganë që jetojnë aktualisht në Iran mund të shkojnë drejt perëndimit.

Roli i Ursula von der Leyen

Një mesazh nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nö rrjetet sociale ka nxitur më tej diskutimet rreth flukseve të reja të mundshme të migracionit në Turqi. Në të, ajo vlerësoi në mënyrë të qartë përgatitjet e Erdoganit për t’u marrë me migracionin.

Shumë turq e interpretuan këtë si një sinjal se BE dëshiron ta kthejë Turqinë përsëri në një “shtet tampon” ose “rojtar” që duhet të ndalojë me çdo kusht një valë të mundshme refugjatësh nga Irani, në mënyrë që Evropa të kursehet./DW/

JU REKOMANDOJMË

Qytetari pretendon mashtrim prej mbi 4 mijë euro nga “Gogaj”

Qytetari pretendon mashtrim prej mbi 4 mijë euro nga “Gogaj”
07/03/2026 - 15:32

Qytetari Leart Beqiraj, ka pretenduar se u mashtrua nga Kompania “Gogaj”, me arsyetimin se nga mbi 4 mijë euro sa iu premtua zbritje, atij iu bë zbritje vetëm...

Më shumëDetails

Britania e Madhe përgatit aeroplanmbajtësen për vendosje në Lindjen e Mesme

Britania e Madhe përgatit aeroplanmbajtësen për vendosje në Lindjen e Mesme
07/03/2026 - 15:18

Mbretëria e Bashkuar po përgatit një aeroplanmbajtëse për vendosje të mundshme në Lindjen e Mesme, sipas Sky News. Koha e gatishmërisë që HMS Prince of Wales të dërgohet...

Më shumëDetails

Në Kopiliq të Epërm përurohet pllaka përkujtimore për shtabin e togut të parë të UÇK-së

Në Kopiliq të Epërm përurohet pllaka përkujtimore për shtabin e togut të parë të UÇK-së
07/03/2026 - 15:11

Në fshatin Kopiliq i Epërm është përuruar pllaka përkujtimore që shënon një nga pikat historike të veprimtarisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së fundit. Pllaka përkujtimore,...

Më shumëDetails

“Çfarë do t’i them popullit?” Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

“Çfarë do t’i them popullit?” Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA
07/03/2026 - 15:01

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në ShBA me lobin shqiptar atje. Në një bisedë për “Euronews Albania”, ai tregoi...

Më shumëDetails

Tahiri: Ne i kërkuam Kurtit që PDK të propozonte edhe kandidatin edhe kundërkandidatin për President

Tahiri: Ne i kërkuam Kurtit që PDK të propozonte edhe kandidatin edhe kundërkandidatin për President
07/03/2026 - 14:52

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se PDK kishte kërkuar në vazhdimësi që të kishte fillimisht pajtim rreth procesit në mes të PDK-së dhe LVV-së dhe më...

Më shumëDetails

Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme

Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme
07/03/2026 - 14:51

Evakuimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga Lindja e Mesmepritet të fillojë të dielën dhe do të realizohet me fluturime çarter komerciale. Sipas njoftimit të Ministria e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Drama për presidentin: Kushtetuesja deklarohet se kur merret vendimi ndaj kërkesës së Haxhiut?

    Drama për presidentin: Kushtetuesja deklarohet se kur merret vendimi ndaj kërkesës së Haxhiut?

    261 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • Hekuran Murati tregon datën e saktë kur ekzekutohet paga e 13-të

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Nuk mbledh mend “Aurora Group”: pas uzurpimit të parkingut publik, komuna ia gjen vendpunishten të mbushur me mbeturina si në “Kandahar”

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kurti e bën me dije që i ka numrat e Hamzës dhe Abdixhikut: Komunikojmë në telefon, pa asistentë…

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kushtetuesja ia nis punës rreth kërkesës së VV’së për seancën e Presidentit, deputetët tri ditë afat për komente

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë