Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Turqia ia bllokon chatbot-in Muskut pas ofendimeve ndaj Erdoganit, nënës së tij dhe Ataturkut

09/07/2025 - 11:52
në Lajme, Tech
A A
Turqia ia bllokon chatbot-in Muskut pas ofendimeve ndaj Erdoganit, nënës së tij dhe Ataturkut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një gjykatë turke ka urdhëruar të mërkurën ndalimin e qasjes në chatbot-in e inteligjencës artificiale Grok të Elon Musk nga territori i Turqisë, pasi dyshohet se platforma ka shpërndarë përmbajtje fyese ndaj presidentit të Turqisë dhe disa figurave të tjera.

AP raporton se chatboti, i zhvilluar nga kompania e Musk, xAI, ka postuar shprehje vulgare ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, nënës së tij të ndjerë dhe figurave të tjera publike, ndërsa i përgjigjej pyetjeve të përdoruesve në rrjetin social X. Ndërsa, media të tjera turke poashtu kanë raportuar se Grok kishte përdorur komente fyese edhe ndaj themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk dhe profetit Muhammed.

Bëhet e ditur se këto komente kanë shkaktuar reagim të menjëhershëm në opinionin publik në Ankara, i cili ka kërkuar vendosjen e kufizimeve sipas ligjit turk të internetit, duke përmendur një kërcënim ndaj rendit publik.

Incidenti është pjesë e një vazhde raportimesh që janë bërë në lidhje me Grok, që dyshohet se ka sjellë përgjigje “politikisht të pasakta” dhe ofendime të ndryshme ndaj figurave.

Ndërkohë, në përgjigje të polemikave në rritje, platforma X ka thënë se ishte në dijeni të postimeve të fundit dhe kishte marrë masa të menjëhershme për të hequr përmbajtjen e papërshtatshme.

“Që kur u informuam për përmbajtjen, xAI ka marrë masa për të ndaluar gjuhën e urrejtjes përpara se Grok të postojë në X,” ka thënë kompania në një deklaratë.

JU REKOMANDOJMË

“KFOR-i në Kosovë deri të normalizohen raportet me Serbinë”, Zvicra synon zgjatjen e mandatit të ushtrisë deri më 2029

“KFOR-i në Kosovë deri të normalizohen raportet me Serbinë”, Zvicra synon zgjatjen e mandatit të ushtrisë deri më 2029
10/03/2026 - 14:39

“Këshilli i Shteteve”, organ i Parlamentit zviceran dëshiron të zgjasë vendosjen e personelit të ushtrisë zvicerane në Kosovë deri në vitin 2029. Kështu sot kanë miratuar dekretin federal...

Më shumëDetails

Nagavci thotë se VV pret që vendimi i Kushtetueses të jetë në favorin e tyre

Nagavci thotë se VV pret që vendimi i Kushtetueses të jetë në favorin e tyre
10/03/2026 - 14:15

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur masë të përkohshme deri më 31 mars ndaj dekretit...

Më shumëDetails

Drejtoria e Inspekcionit iu vendos shiritat e ndalimit të punimeve kompanive ndërtimore “Aurora Group” dhe “Premium Home”

Drejtoria e Inspekcionit iu vendos shiritat e ndalimit të punimeve kompanive ndërtimore “Aurora Group” dhe “Premium Home”
10/03/2026 - 14:10

Pas ankesave të shumta të pranuara nga qytetarët lidhur me hedhjen e mbeturinave dhe dëmet që po shkaktojnë kompanitë e pandërgjegjshme, Drejtoria e Inspeksionit Komunal e udhëhequr nga...

Më shumëDetails

Burim Ramadani: Kurti ka të drejtë të propozojë presidentin, por vendi ka nevojë për kandidat konsensual

Ramadani: Me bllokimin e rrugëve në veri, Policia, po tregon se kontrabandimi është tepër i madh!
10/03/2026 - 14:04

Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, duke thënë se kryeministri Albin Kurti, si fitues...

Më shumëDetails

Deputeti i PDK-së: Kurti me vetëdije e çoi vendin drejt zgjedhjeve, kishte shumë kandidatë për president

Kurti reagon pas ‘rezultateve’ të para, s’përmend ndonjë fitore: Koha e komisionerëve dhe vëzhguesve
10/03/2026 - 13:51

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka deklaruar se afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit tashmë kanë përfunduar dhe sipas tij, mazhoranca nuk e ka shfrytëzuar kohën që kishte...

Më shumëDetails

Sami Lushtaku ndan pajisje bujqësore për 31 gra fermere nga Komuna e Skenderajt

Sami Lushtaku ndan pajisje bujqësore për 31 gra fermere nga Komuna e Skenderajt
10/03/2026 - 13:45

Sot u bë shpërndarja e pajisjeve bujqësore për 31 gra fermere nga Komuna e Skenderajt, në kuadër të projektit të realizuar në bashkëpunim me FAO-n dhe UN Women....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për shpërndarjen e Kuvendit

    “Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për shpërndarjen e Kuvendit

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Largimi i Haxhi Avdylit, vjen reagimi nga GUXO

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    310 Shpërndaje
    Shpërndaje 124 Tweet 78
  • Ekskluzive: Pas Avdylit, edhe një deputete pritet të japë dorëheqje nga GUXO

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • VV reagon pas masës së përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit, ja çka thotë

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë