Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sekuestruar edhe një anije tjetër nafte të lidhur me Venezuelën në ujëra ndërkombëtare në Detin e Karaibeve, raporton The Guadian.
Komanda Jugore e SHBA-së tha në X:
“Në një veprim para agimit këtë mëngjes, Departamenti i Mbrojtjes, në koordinim me Departamentin e Sigurisë Kombëtare, ndaloi pa incidente një cisternë motorike të flotës ‘hije’, pa shtetësi dhe nën sanksione.
Anija e ndaluar, M/T Sophia, po operonte në ujëra ndërkombëtare dhe po kryente veprimtari të paligjshme në Detin e Karaibeve. Roja Bregdetare e SHBA-së po e shoqëron M/T Sophia drejt Shteteve të Bashkuara për vendimin përfundimtar.
Përmes Operacionit Southern Spear, Departamenti i Mbrojtjes mbetet i palëkundur në misionin e tij për të goditur dhe shkatërruar aktivitetet e paligjshme në Hemisferën Perëndimore. Ne do të mbrojmë atdheun tonë dhe do të rivendosim sigurinë dhe forcën në mbarë Amerikën.”












