Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“U ktheva në jetë për herë të dytë”: Big Mama mes lotësh rrëfen tragjedinë që për pak i mori jetën

04/12/2023 - 15:23
në ShowBiz
A A
“U ktheva në jetë për herë të dytë”: Big Mama mes lotësh rrëfen tragjedinë që për pak i mori jetën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këngëtarja e njohur Big Mama së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ka bërë një rrëfim për jetën e saj personale.

Ajo tregoi se çdo gjë që ka arritur deri më sot i është falenderuese babait të saj, pasi falë mbështetjes së tij artistja ia arriti të tejkalonte të gjitha sfidat e jetës.

Teksa u pyet se ku e merr energjinë që gjithmonë është kaq pozitive, Big Mama tha se nuk i kanë ndodhur shumë gjëra të bukura në jetë, por pavarësisht kësaj është bërë më e fortë.

Nga ana tjetër këngëtarja tregoi për dy tragjedi që i kanë ndodhur asaj, ku në një prej të cilave desh humbi edhe vetë jetën.

Pjesë nga intervista

Big Mama: Gjithçka që kam arritur në jetë i jam falënderuese babit tim. Unë vij nga Tetova, një qytet i vogël dhe fanatik e kanë quajtur më herët sepse tani kanë ndryshuar kohërat, por që të vijë një vajzë me shpirt rebel kështu si jam unë nga Tetova duhet të kesh për prind një burrë tamam si babi im, që më ka mbështetur, nuk ka dëgjuar fjalët e botës. Prandaj kam dalë e suksesshme prej babit im.

Erjona: Je bërë më e fortë apo më e dobët pas vdekjes së tij?

Big Mama: Jam bërë më e fortë. Jeta të bënë më të fortë. Edhe pse të gjithë e dinë natyrën time, që jam gjithmonë e buzëqeshur, me humor, shpërthyese. Sa herë që më shohin njerëzit ma bëjnë gjithmonë këtë pyetjen, “ku e merr këtë energjinë dhe si arrin gjithmonë të jesh pozitive?”. Mua nuk më kanë ndodhur shumë gjëra pozitive në jetë Erjonë, madje mund të them me plotë gojën që kam pasur shumë tragjedira. Kam hequr shumë në jetë, kam pasur një rrugëtim shumë të vështirë, por këto më kanë bërë më të fortë.

Erjona: Pse tragjedira?

Big Mama: Po mund ta fillojmë të themi se qysh në moshën 17-18 vjeçare kam humbur shokun e parë të ngushtë të jetës. Ndërroi jetë shoku i parë dhe për një vajzë 17-18 vjeçare është diçka e rëndë për t’u përjetuar. Më pas, në Strugë po prapë humba një tjetër shok të ngushtë. Aty u mbyta dhe unë, por u ktheva në jetë për së dyti. Ka ndodhur një incident para shumë vitesh. Ishim në liqenin e Ohrit me një motor uji, ndodhi një problem, ramë nga motori, të dy e humbëm vetëdijen. Se si na kanë nxjerrë, se si kemi shpëtuar nuk e di. Vetëm kur hapa sytë në spital. Mjekët na kthyen shpirtin dhe zemrën, por atij nuk i funksiononte më truri. Unë e kam pasur të shkruar të jem gjallë, ai ndërroi jetë.

JU REKOMANDOJMË

Roberti paralajmëron bashkimin me Noren? Kjo është deklarata e tij që po bën bujë

Roberti paralajmëron bashkimin me Noren? Kjo është deklarata e tij që po bën bujë
27/03/2026 - 12:24

Këngëtari Robert Berisha, ka folur për raportet me ish-bashkëshorten e tij, Nora Istrefin. I pyetur në lidhje me një ribashkim të tyre, ai u shpreh se nuk i...

Më shumëDetails

Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë

Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë
27/03/2026 - 11:44

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka shprehur mbështetjen e saj për Kosovën dhe Shqipërinë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, në prag të ndeshjeve të rëndësishme...

Më shumëDetails

Deklarata e papritur e Brikenës te Dhoma e Rrëfimit: Me Mateom dua ta …

Deklarata e papritur e Brikenës te Dhoma e Rrëfimit: Me Mateom dua ta …
27/03/2026 - 10:44

Sot në “Instagram”-in e “Big Brother VIP” është publikuar një video nga Dhoma e Rrëfimit, ku shfaqet Brikena duke folur për Mateon. Ajo tregon një moment që kishte...

Më shumëDetails

Xhensila e “djegë” rrjetin me foto nga palestra

Xhensila e “djegë” rrjetin me foto nga palestra
26/03/2026 - 13:29

Ylli shqiptar Xhensila Myrtezaj njihet si njëra nga femrat më “hot” në botën e showbizit. Bukuroshja gëzon një trup me linja bombastike të cilat i ka perfeksionuar edhe...

Më shumëDetails

“E ke kapur nga dora …”, kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

“E ke kapur nga dora …”, kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos
26/03/2026 - 12:46

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje me njëri-tjetrin për Selin Bollatin. Duket se modelja nga Kosova është bërë xheloze për të, për shkak të një...

Më shumëDetails

Dy kosovarë nesër bëhen pjesë e “Ferma VIP”-it

Dy kosovarë nesër bëhen pjesë e “Ferma VIP”-it
26/03/2026 - 11:09

Nesër nis zyrtarisht edicioni i tretë i “Ferma VIP”-it, një aventurë televizive që pritet të mbajë personazhet të izoluar deri në mesin e muajit qershor. Teksa kureshtja për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Qumësht 0.79, vezë 2.79 euro …” – Emona Center lanson super ofertën e re javore

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Një ditë pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu ndërmerr menjëherë këtë veprim

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë