
Në Kanal 10 është zhvilluar debati i kandidatëve për kryetar komune, ku në hyrje të emisionit, kandidati i LVV, Visar Prebreza, ka dhënë një lajm që ka të bëjë me kthimin ne vendin e punës të auditorit të komunës.
Prebreza ka treguar që Shyqyri Krasniqi ishte larguar padrejt nga puna, pasi që paraprakisht kishte gjetur shkelje të shumta ligjore nga pushteti komunal i drejtuar prej kryetarit Burim Berisha dhe nënkryetarit Besnik Osmani, ky i fundit tash kandidat i LDK-së për kryetar komune, raporton Veriu.info.
“Pas disa muajsh Komisioni e kthen në vendin e punës auditorin, Shyqyri Krasniqi, i cili ka dërguar shkelje të shumta që kanë ndodhur në Komunën e Fushë Kosovës, mbi 60 lëndë në krime ekonomike dhe prokurori. Më në fund i vjen vendimi prej komisionit që të kthehet në vendin e punës, të cilin ky pushtet, kryetari aktual bashkë me nënkryetarin, e kanë largu prej punës padrejt. Kjo është një gjë e mirë që njësia e brendshme e kontrollit do të funksionoj siç duhet”, ka thënë Prebreza.
Minuta: 16:50