Në palestrën “1 tetori” në Prishtinë sot është mbajtur turneu memorial i karates “Adem Jashari”.
Ky turne është organizuar nga Federata e Karates së Kosovës.
Kryetari i Federatës së Karates së Kosovës, Besart Baruti, me rastin e organizimit të këtij turneu, i ka ndarë mirënjohje ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, raporton Veriu.info.
“Kush respekton figuren legjendare Adem Jashari ka respektuar veten dhe Kombin 🇦🇱”, thuhet në postimin e Federatës së Karates së Kosovës.
Garat në këtë turne u zhvilluan në disa kategori./Veriu.info