Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U ndëshkua me karton të kuq në Kupën e Botës, momenti kur Beckham kaloi në depresion

02/10/2023 - 11:14
në Sport
A A
U ndëshkua me karton të kuq në Kupën e Botës, momenti kur Beckham kaloi në depresion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Victoria Beckham ka thënë se presioni që e ka përjetuar David Beckham pasi i është dhënë një karton i kuq në ndeshjen për Kupën e Botës më 1998, e ka përballur me “depresion të thellë”.

Në një serial të ri dokumentar të platformës Netflix, me emrin “Beckham” – që do të publikohet të mërkurën – flitet për karrierën e yllit të futbollit nga perspektiva e shumë personave të tij të afërt.

Në episodin e dytë të dokumentarit, Viktoria dhe David diskutojnë për abuzimin që e kanë përjetuar në fund të viteve ’90, pasi Davidi është përjashtuar prej një loje kundër Argjentinës.

Anglia e ka humbur lojën kundër Argjentinës pas një përleshjeje me Diego Simeonen.Viktoria ka thënë se Davidi ka qenë “absolutisht i thyer, ka qenë copë-copë”.

“Ai ka qenë në depresion, në depresion të thellë. Unë e kam vuajtur shumë, ende dua t’i vras ata njerëz”.

Duke diskutuar për abuzimin që e ka rrethuar, David është lutur “të ekzistojë një pilulë që mund t’i zhdukë disa kujtime”.

“E kam bërë një gabim të madh. Ma ka ndryshuar jetën. Pyetjet pasi jam kthyer ‘Si mund ta tradhtosh vendin tënd? ‘Je për turp’”.

Ai ka thënë se është abuzuar çdo ditë atë periudhë.

“Të ecësh nëpër rrugë dhe të shohësh njerëzit duke të shikuar ndryshe, duke pështyrë drejt teje, duke të abuzuar, duke të thënë fjalë në fytyrë, është e vështirë. Nuk kam ngrënë, nuk kam fjetur. Kam qenë shumë keq. Nuk e dija çfarë të bëja”.

“Shefi (Alex Ferguson) më pati telefonuar. Më ka thënë ‘David, si je?’ E di që jam bërë shumë emocional. Më ka thënë ‘si je, bir?’ I kam thënë ‘jo mirë shef’. Më ka thënë ‘mirë, mos u shqetëso për këtë punë’”.

“Ka sjell shumë vëmendje që nuk e kam dëshiruar kurrë, sidomos për prindërit e mi, dhe nuk ia fal vetes këtë gjë. Gjëja më e vështirë ka qenë ajo që ka ndodhur, sepse unë e kam bërë gabimin”.

Përgjatë episodit, Viktoria ka thënë se është e vështirë të flasësh edhe tani për kërcënimet me jetë që çifti i ka përjetuar atë kohë.

Ata janë bërë prindër për herë të parë në mars të vitit 1999 dhe kanë katër fëmijë: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper./REL

JU REKOMANDOJMË

Zyrtare: Ronaldinho rikthehet në futboll më 15 nëntor, zbulohet data e debutimit

Zyrtare: Ronaldinho rikthehet në futboll më 15 nëntor, zbulohet data e debutimit
11/11/2026 - 22:36

Tashmë është zyrtare. Ronaldinho do të rikthehet në fushën e futbollit më 15 nëntor, në moshën 46-vjeçare, duke veshur fanellën e skuadrës italiane Ravenna FC. Klubi italian ka...

Më shumëDetails

Zbulohen tensionet mes Zidanet dhe Mbappes, ylli i Realit nuk është i kënaqur me rolin e tij

Zbulohen tensionet mes Zidanet dhe Mbappes, ylli i Realit nuk është i kënaqur me rolin e tij
11/11/2026 - 17:33

Marrëdhënia mes Kylian Mbappes dhe Zinedine Zidane nuk po zhvillohet ashtu siç ishte pritur në përfaqësuesen e Francës. Sipas raportimeve të gazetës “L’Équipe”, mes përzgjedhësit dhe kapitenit francez...

Më shumëDetails

Kaq miliona do t’i paguaj Manchester United Federatës Amerikane për lirimin e Pochettinos

Kaq miliona do t’i paguaj Manchester United Federatës Amerikane për lirimin e Pochettinos
11/11/2026 - 15:46

Mauricio Pochettino është gjithnjë e më pranë emërimit si trajner i ri i Manchester Unitedit. Sipas raportimeve të mediave angleze, klubi nga Old Trafford ka arritur një marrëveshje...

Më shumëDetails

KB Peja e sjell një basketbollist cilësor nga Amerika

KB Peja e sjell një basketbollist cilësor nga Amerika
11/11/2026 - 14:45

KB Peja e ka prezantuar përforcimin më të ri të skuadrës, basketbollistin amerikan Jack Hemphill, i cili do të përforcojë pozitën qendër. I gjatë 206 cm, Hemphill sjell...

Më shumëDetails

Kosova U19 e nis me humbje raundin e dytë kualifikues për Euro 2027

Kosova U19 e nis me humbje raundin e dytë kualifikues për Euro 2027
11/11/2026 - 14:43

Futbollistët e Përfaqësueses U19 të Kosovës, e kanë humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues për Euro 2027. Kosova u mposht nga Belgjika me rezultat 2:0...

Më shumëDetails

Alarm te Franca, Tchouaméni në monitorim të ekzaminimeve

Alarm te Franca, Tchouaméni në monitorim të ekzaminimeve
10/11/2026 - 21:58

Mesfushori i Real Madridit nuk mundi ta përfundonte seancën stërvitore të kombëtares franceze këtë të martë dhe do t’u nënshtrohet ekzaminimeve për të përcaktuar shkallën e shqetësimit në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Lirim Mehmetaj paralajmëron incizim: Kryetari i komunës tregon se Kurti ia mundësoi hapjen e konkursit para zgjedhjeve

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Avni Ajeti, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit e quan zhvatës të Kurtit, Rrustem Mustafën: PDK-ja duhet të pastrohet nga këta injoranta!

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • I njëjti shef i prokurimit lidh dy kontrata me të njëjtën kompani në Mitrovicë brenda dy vitesh, por çmimet për të njëjtat shërbime janë deri në 132 mijë e 650 për qind më të larta

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • ‘Lufta’ e brendshme në LDK del prej kontrollit, Osmani i bën “diss” Bajramit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë