Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi është përplasur me një shtyllë teksa po përpiqej t’i ikte policisë në Itali.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Tre Cancelli të Nettuno (Romë). Sipas një versioni fillestar nga policia, të shtunën në mbrëmje rreth orës 20:30, dy vetura kaluan me shpejtësi përpara patrullave të oficerëve të veshur si civilë.
Një patrullë filloi të ndiqte veturën e parë, e cila u ndalua pak më vonë. Në të ndodhej një 26-vjeçar italian.
Patrulla e dytë, ndoqi veturën e drejtuar nga 38-vjeçari shqiptar, e cila iku me shpejtësi derisa hyri në një rrugë me gropa. Më pas goditi një shtyllë dhe u përmbys, ku edhe humbi jetën.
Në veturë pas kontrollit u gjetën 25 kilogramë kokainë.