Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Jabllanicë të Gjakovëa. Atje tre fëmijë kanë vdekur si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.
Fillimisht lajmin për Express e konfirmoi Lumni Graishta nga Policia Rajonale e Gjakovës.
Ai tha se njëri nga viktimat është 16 vjec dhe tjetri 14 vjeç, ndërsa për të tretin ende nuk dihet mosha saktë.
Më pas, detaje të reja për Gazetën Express dha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai tha se vdekja e tre fëmijëve erdhi si pasojë e shembjes së pllakës se një shtëpie të pabanuar.
Elezaj shtoi se personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave
“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha ai.