Kiara Tito, moderatorja e njohur shqiptare, e cila i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP në këtë edicion të dytë, ka pësuar një incident të papritur pasditen e djesme. Ndërsa ishte duke ecur në shtëpi, moderatorja është rrëzuar në tokë dhe ka shpërthyer në lot nga dhimbjet e shumta që ka pasur.
Menjëherë pas këtij momenti të vështirë për Kiarën. Vëllai i Madh ka urdhëruar banorët e tjerë brenda shtëpisë që mos ta lëvizin, duke dërguar me urgjencë një ekip me mjekë për t’i ardhur në ndihmë Kiarës. Pas daljes së saj për të marrë ndihmën e parë, banorët kanë qenë të shqetësuar rreth gjendjes së saj, teksa pak më parë Vëllai i Madh i ka njoftuar se si është Kiara përmes një zarfi të bardhë.
Në zarfin e lexuar nga Tea shkruhet: “Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kiara për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor u shoqërua për në spital. Gjëndja e saj shëndetësore është e mirë dhe shumë shpejt do t’i bashkohet shtëpisë”
Pas leximit të zarfit, banorët i kanë uruar Kiarës të shkuara dhe janë gëzuar që ajo është mirë. Kujtojmë që moderatorja po kalon një moment jo shumë të lehtë brenda shtëpisë së Big Brother Albania, pas mbrëmjes së të martës. Pak ditë më parë, Luiz Ejlli i tregoi asaj se është i sëmurë me një sëmundje të rrallë, por të martën ai tha se kjo ishte historia e një shoku.













