Policia e Kosovës është deklaruar edhe një herë në lidhje me vrasjen e rëndë që ndodhi dje në Gjakovë.
Me këtë rast policia njoftoi edhe për dorëzimin e të dyshuarit në stacion policor.
Nexhdet Zymberaj, i dyshuari për vrasjen që ndodhi dje në Gjakovë, është vetëdorëzuar në polici dhe sipas njoftimit, ai në stacionin policor ka dorëzuar edhe një revole që dyshohet se është përdorur në krim.
Si shkak i të shtënave me armë dje i vrarë mbeti një 38 vjeçar dhe u plagos një tjetër person 29 vjeç.
“Rr. Vëllezërit Frashëri, Gjakovë 16.03.2026-05:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një lokali kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë, njëri nga viktimat nga plagët e marra kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një mjet i mprehtë (thikë). Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. I dyshuari është vet dorëzuar dhe ka dorëzuar një revole. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.














