Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ua shisnin veturat me çmime të larta dhe i riblenin menjëherë shumë lirë – si dyshohet se funksiononte skema e fajdes nga Fadil, Egzon dhe Besnik Salihu, sipas aktakuzës

20/02/2026 - 22:00
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Ua shisnin veturat me çmime të larta dhe i riblenin menjëherë shumë lirë – si dyshohet se funksiononte skema e fajdes nga Fadil, Egzon dhe Besnik Salihu, sipas aktakuzës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info sot ka publikuar emrat e personave që gjenden në aktakuzën e ngritur nga prokurori Rasim Maloku, ndaj 25 të pandehurve që dyshohen për dhënie të miliona euro me fajde dhe ndaj 2 personave që dyshohen për detyrim.

Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

Kjo aktakuzë është ngritur pas një pune të gjatë hetimore, të cilës i kishin paraprirë aksionet kundër fajdes të kryera në mars dhe maj të vitit 2023 ku ishin bastisur disa shtëpi, lokale e autosallone në shumë qytete të Kosovës.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka konfirmuar për Veriu.info se e ka pranuar aktakuzën, duke bërë të ditur se për të akoma nuk është mbajtur shqyrtimi fillestar dhe nuk është bërë konfirmimi i aktakuzës.

Në aktakuzën e siguruar nga Veriu.info, e cila është ngritur më 15 dhjetor 2025, janë edhe tre biznesmenë nga Ferizaj, Fadil Salihu, Besnik (I) Salihu dhe Egzon (I) Salihu.

Për çka akuzohet Fadil Salihu?

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Rasim Maloku, Fadil Salihu akuzohet se si pronar i auto sallonit “Besa F” përmes kontraktimit të shumave joproporcionale të pasurisë me të dëmtuarin Samir Bajrami – pronar i kompanisë “Ornela” ka kryer veprën penale fajdeja nga neni 331 i Kodit Penal të Kosovës.

Kjo pasi që i dëmtuari Samir Bajrami për shkak të gjendjes së rëndë financiare dhe obligimeve ndaj personave të tjerë për fajde, më 2022 është detyruar të blejë nga Fadil Salihu një veturë “Range Rover” në shumën prej 44 mijë euro, të cilën menjëherë ia ka shitur të njëjtit për 28 mijë euro. Po ashtu Samir Bajrami ka blerë një “Mercedes” për 25 mijë euro në auto sallon “Besa F” dhe të cilën menjëherë ia ka shitur të pandehurit për 15 mijë euro.

Në aktakuzë përmendet edhe një rast i vitit 2021, ku dyshohet se Fadil Salihu si pronar i auto sallon “Besa F” ka  veprën penale të fajdes, për shkak se i ka shitur të dëmtuarit Samir Bajrami një veturë “Mercedes GLS” për 30 mijë, ndërsa i dëmtuari është detyruar menjëherë ta shesë në një auto sallon tjetër për 14 mijë euro, me ç’rast ka mbetur borxh në shumën prej 30 mijë euro tek Fadil Salihu.

Për çka akuzohet Besnik (I) Salihu?

Sipas aktakuzës së ngritur më 15 dhjetor 2025, Besnik Salihu, pronar i auto sallon “Besa”, dyshohet se ka kryer veprën penale të fajdes, për shkak se i ka shitur të dëmtuarit Xhevdet Shala një veturë “Range Rover” për 45 mijë euro dhe menjëherë e ka blerë të njëjtin për 24 mijë euro.

Besnik Salihu akuzohet për fajde edhe për shkak se Xhevdet Shalës ia ka shitur një “Porche” për 85 mijë euro dhe të njëjtën menjëherë e ia ka blerë për 52 mijë euro, sikur qe një “Golf 8” ia ka shitur për 40 mijë euro dhe të njëjtën e ka blerë për 30 mijë euro. Njëjtë ka vepruar edhe më një veturë ‘Mercedes’ të cilin Xhevdet Shala e ka blerë nga Besnik Salihu për 16 mijë euro dhe të njëjtit ia ka shitur për 10 mijë euro.

Aktakuza e prokurorit Rasim Maloku e ngarkon Besnik Salihun edhe me një vepër tjetër të fajdes, pasi që dyshohet se në vitet 2020-2022, i dëmtuari Sami Bajrami ka blerë nga ai një “Range Rover” në vlerë prej 44 mijë euro dhe të cilën menjëherë ia ka shitur të pandehurit për 28 mijë euro, sikurse që ka blerë edhe një “Mercedes” për shumën prej 25 mijë euro dhe të njëjtën ia ka shitur menjëherë Besnik Salihut për 15 mijë euro, me të cilat para i ka paguar fajdet te i pandehuri S.S.

Për çka akuzohet Egzon (I) Salihu?

Në aktakuzën e siguruar nga Veriu.info gjendet edhe emri i Egzon Salihut, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të fajdes, duke i shitur të dëmtuarit Xhevdet Shala një veturë për 37 mijë euro, të cilën të njëjtën ditë ia ka blerë prapë për 20 mijë euro.

Po ashtu Egzon Salihu akuzohet se Xhevdet Shalës i ka shitur një veturë për 55 mijë euro me ‘procedurë’ të njëjtë, duke ia blerë të njëjtën ditë për 40 mijë euro. Për këto dhe vetura tjera, borxhi i Xhevdes Shalës ndaj Besnik Salihut kishte arritur në 250 mijë euro.

Veriu.info më 2023 për aksionin e realizuar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kishte raportuar ekskluzivisht për sekuestrimet që u ishin bërë Fadil e Besnik Salihut.

Ekskluzive: Aksioni kundër fajdes, Egzon, Besnik e Fatmir Salihut dhe Shefik Rexhepit iu sekuestruan 4 vetura e dokumente (Dëshmi)

Vazhdon….

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm, derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEXONI EDHE:

Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

Aktakuza për fajde: Nga “Ferrari” te prona rreth 2 milionëshe – ja për cilat raste iu është ngritur aktakuzë Ilir, Sheqir dhe Fitim Vershevcit (Dokument)

Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

Rasti “Fajdeja”/Ngrihet aktakuzë ndaj Gëzim Sinani e Salih Sinani, pranojnë fajësinë për rreth 3 milionë euro fajde – Vetëm biznesmeni Abdurrahim Hasani paguajti mbi 1 milion euro fajde

Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

Ekskluzive: Aksioni kundër fajdes/Prokurori Maloku kërkon nga gjykata që veturat e sekuestruara t’i jepen në përdorim Policisë (Dokument)

Ekskluzive: 11 të arrestuarve në aksionin kundër fajdes iu vazhdohet paraburgimi, 3 të tjerëve iu zëvendësohet me arrest shtëpiak (Dokument/Emrat)

Tags: Autosallon BesaBesnik SalihuEgzon SalihuFadil Salihu

JU REKOMANDOJMË

Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, viktimë është një 39-vjeçar

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
07/04/2026 - 15:47

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin ku një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llaushë të Skenderajt. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës,...

Më shumëDetails

Takimi Kurti-Hamza për presidentin, deputeti i VV-së: Zyrtare është edhe ftesa gojore

Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë
07/04/2026 - 15:42

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ka deklaruar se partia e tij e ka seriozisht përpjekjen për zgjedhjen e presidentit. Në një prononcim për RTV21, ai ka thënë se...

Më shumëDetails

BIK njofton se ka ndërruar jetë një imam kosovar

BIK njofton se ka ndërruar jetë një imam kosovar
07/04/2026 - 15:28

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë imami nga Suhareka, Shaban Shehu. “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi” Njoftojmë miqtë,...

Më shumëDetails

Reagon Isa Mustafa për çështjen e Presidentit: Nëse VV e merr edhe këtë post, kthehemi në shtet njëpartiak

“Anim i pacipë politik” – Mustafa kritikon Osmanin për datën e zgjedhjeve: Votuesit më 28 dhjetor do ta ndëshkojnë ose shpërblejnë vetveten
07/04/2026 - 15:21

Gjatë ditës së djeshme janë riaktivizuar diskutimet politike lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit, në një kohë kur ende mungon një konsensus ndërmjet pozitës dhe opozitës. Lidhur...

Më shumëDetails

Arian Tahiri: Kurti ka abuzuar me konstruktivitetin e PDK-së, nëse do takim le të na shkruajë vetëm zyrtarisht

Ismail Syla: Gjashtë arsye pse duhet votuar Arian Tahirin
07/04/2026 - 15:06

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se PDK-ja ka qenë dhe është konstruktive sa i përket zgjedhjes së presidentit Deputeti Tahiri tha se Kurti nuk...

Më shumëDetails

Trump jep kërcënimin e madh: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte

Trump: Nuk do të garoj për një mandat të tretë
07/04/2026 - 14:51

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi në rrjetin e tij social Truth Social dhe i dërgoi një kërcënim Iranit. “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Tensione në shkollën “Zenel Hajdini”, arsimtarja përplaset me nxënësen: Për flokësh… (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Gjykata pritet të lëshojë urdhërarrest për deputetin e VV`së

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia e Kosovës shpall konkurs për vende pune

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë