Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Udhëheqësi i Lëvizjes Deçanit në Mitrovicë sulmon Arian Tahirin, bën apel të votohet Faton Peci

01/11/2025 - 22:45
në Kryesore, Lajme
A A
Udhëheqësi i Lëvizjes Deçanit në Mitrovicë sulmon Arian Tahirin, bën apel të votohet Faton Peci
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Udhëheqësi i Lëvizjes së Deçanit në Mitrovicë, Ahmet Musa, që pas konvertimit në katolik mban emrin Shqiptar Shaljani, ka sulmuar kandidatin për kryetar të Mitrovicës nga PDK, Arian Tahirin.

Ai ka thënë se pas Tahirit qëndrojnë edhe projektet për ndarje territoriale, raporton Gazeta Online Veriuinfo.

Në anën tjetër ai ka bërë thirrje që të votohet kandidati Faton Peci, për të cilin ka thénë se është e ardhmja.

Shaljani i konvertuar në katolik ka kohë që angazhohet për ndërtimin e një kishe në fshatin e tij të lindjes, në Bajgorë.

Postimi i plotë i tij:

Balotazh në Mitrovicë — Votë për dinjitetin dhe sovranitetin .

Të nderuar bashkëqytetarë,
Të dashur shaljanë e mitrovicas kudo ku jeni :

Më 9 nëntor, ne do të zgjedhim Kryetarin e Mitrovicës. Secili prej nesh mban përgjegjësinë morale dhe qytetare për vendimin që merr, sepse vota nuk është vetëm preferencë — është amanet për të ardhmen e qytetit tonë dhe të Republikës së Kosovës.

Sot Mitrovica nuk është thjesht në garë zgjedhore; ajo është në një provë të madhe politike dhe kombëtare. Po zhvillohet një lojë e rrezikshme në prapaskenë, një skenar që rrezikon sovranitetin e shtetit dhe hap rrugë ndarjes së Mitrovicës. Këtë duhet ta themi hapur, pa frikë, sepse heshtja është bashkëfajsi.

Dy kandidatë — dy rrugë për të ardhmen

Arjan Tahiri, një djalë i ri dhe i kulturuar, me siguri do të dëshironte t’i shërbente Mitrovicës. Por realiteti është i qartë: ai nuk e ka kandiduar vetveten. Pas tij qëndrojnë interesa të fuqishme biznesore e politike, media të blera e struktura që kanë një objektiv të vetëm — kontrollin e Mitrovicës dhe dobësimin e institucioneve, deri tek projektet për ndarje territoriale.

Emri është i Arjanit, por pushteti do të jetë i tyre. Dhe Mitrovica nuk meriton të kthehet në monedhë pazari.

Faton Peci, bir Shale dhe pasardhës i një familje atdhetare, bart amanetin e Isë Boletinit — amanetin e tokës, dinjitetit, punës dhe mbrojtjes së qytetit. Ai nuk vjen në këtë garë për të ndjekur interesa të fshehta, por për të shërbyer popullit, për ta forcuar Mitrovicën dhe për të kthyer dinjitetin e Shalës dhe të gjithë komunës.
Po, edhe Arjani është shaljan — por sot pyetja nuk është kush jemi, por kujt t’i shërbejmë: qytetarëve apo grupeve të interesit? Dallimi këtu është thelbësor.
Kosova është shtet laik — vota nuk blihet me predikime.

Në këtë fushatë u përmendën shpesh kisha e xhamia, sikur po zgjidhnim mes një kryeimami dhe një ipeshkvi, e jo mes dy administratorëve lokalë.

Le ta themi qartë:

Republika e Kosovës është shtet demokratik dhe laik. Kryetari i Mitrovicës nuk është as hoxhë dhe as prift. Pushteti merret me votë qytetare, jo me predikim dhe jo me frigësime fetare.

Feja e parë e shqiptarëve është Shqiptaria. Kush dëshiron të shkojë në xhenet — rrugë të mbarë, por pushtetin nuk do ta marrë duke abuzuar me fenë dhe duke cënuar shtetin!

Thirrja ime

Më 9 nëntor votoni me vetëdije.
Votoni për sovranitetin e Mitrovicës.
Votoni për dinjitetin e Shalës.
Votoni për një të ardhëme të drejtë, të pastër e me dinjitet.
Mitrovica nuk guxon më të bjerë në duart e interesa të errëta, sepse Mitrovica është zemra e Kosovës dhe zemra nuk jepet asnjëherë me qira.
Vota është e shejt , kush shet votën shet çdo gjë , shet edhe Atdheun sikur t’ishte pronë private !

Linku i postimit: https://www.facebook.com/share/p/17ccvD84g2/

JU REKOMANDOJMË

Nesër mblidhet Qeveria

Nesër mblidhet Qeveria
18/03/2026 - 22:43

Qeveria e Kosovës të enjten do të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit të ZKM-së, mbledhja e Qeverisë së Kosovës do të fillojë nga ora 11:00.

Më shumëDetails

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin
18/03/2026 - 22:37

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar në emisionin Rubikon se procesi për kandidimin e tij për postin e kryeministrit është në zhvillim, por ende...

Më shumëDetails

“Po zbatohet autonomia e Ohrit” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin

“Po zbatohet autonomia e Ohrit” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin
18/03/2026 - 22:24

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës në raport me komunitetin serb cenojnë sovranitetin e shtetit dhe lidhen me zbatimin...

Më shumëDetails

Gjini: Mund të kemi dy palë zgjedhje në vitin 2026

AAK nuk u ftua në takimet për Presidentin, Gjini: S’e kemi pasë në plan me shku
18/03/2026 - 22:16

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për zhvillimet politike, duke thënë se janë prodhuar kriza për gjëra të thjeshta. Ai në emisionin “Rubikon” në...

Më shumëDetails

Analisti Beka: Shqiptarët janë myslimanë nominal, etiketen se jemi komb apo popull islam e përjashton lufta jonë (VIDEO)

Analisti Beka: Shqiptarët janë myslimanë nominal, etiketen se jemi komb apo popull islam e përjashton lufta jonë (VIDEO)
18/03/2026 - 22:02

Mysafiri i kësaj javë në “Përballje me Gazin” me autor Gazmend Morina ishte analisti Basri Beka, që është edhe sekretar organizativ i shoqatës “Shqiptaria”. Ai mes shumë temash...

Më shumëDetails

“PDK mund të propozojë deri në 7 kandidatë për president, por jo pa marrëveshje politike”

“PDK mund të propozojë deri në 7 kandidatë për president, por jo pa marrëveshje politike”
18/03/2026 - 21:54

 Arben Mustafa, ka deklaruar se kjo parti mund të propozojë disa kandidatë të denjë për postin e presidentit. Ai theksoi se PDK mund të ofrojë jo vetëm një,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë