Kandidati për kryetar të Ferizajit nga LDK, Visar Azemi, ka hedhur sërish kritika të ashpra sa i përket gjendjes në këtë komunë.
Ai ka thënë se qytetarët i kanë dërguar video ku uji nga çezma del i zi, pra nga papastërtitë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Uji i pijshë mbetet akoma problemi numër 1 në qytetin e Ferizajit. Pra sot në Ferizaj mbi 46% e ujit që futet në sistem humbet. Sot rrugës tu ardh ma dërguan një video nga Talinoci i cili ujë del me baltë.” – tha ai./Veriu.info/












