Ukraina e ka siguruar një fitore tejet të vlefshme në rrugëtimin e saj për botërorin “Katar 2022”.
Ata e mposhtën si mysafir Skocinë me rezultat 1:3 me golat e Yarmolenkos, Yaremchuk dhe Dovbyk.
Ndërkaq golin e vetëm për skocezët e realizoi Mc Gregor.
Kështu kombëtarja ukrainase e vazhdon ëndrrën për t’u kualifikuar në kampionatin botëror.
Fitorja e mbrëmshme sjell sado pak gëzim dhe ngrohtësi tek populli i Ukrainës, që përjeton ditë tejet të vështira pas agresionit rus të nisur më 24 shkurt.
Ndeshjen vendimtare Ukraina do ta luajë kundër Wales-it.
Ukraina kishte arritur të kualifikohej në kampionatin botëror të vitit 2006.













