Një moment i papritur gjatë spektaklit “prime” të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe u bë viral në rrjetet sociale.
Gjatë emisionit, banori Toney akuzoi Labinot Rexhën se vite më parë i ka mundësuar atij të merrte një kredi përmes disa dokumenteve të falsifikuara. Deklarata e tij shkaktoi habi dhe reagime të menjëhershme mes fansave.
Moderator i spektaklit, Alaudin Hamiti, ndërhyri menjëherë, duke i sqaruar Toney se ajo që po tregonte përbën një vepër penale, pasi bëhet fjalë për një veprim të jashtëligjshëm.












