Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Uraniumi (23XU)”, shkencëtari Naim Krasniqi boton librin e tij të tretë që në fokus ka energjinë bërthamore

12/08/2025 - 10:13
në Ndryshe
A A
“Uraniumi (23XU)”, shkencëtari Naim Krasniqi boton librin e tij të tretë që në fokus ka energjinë bërthamore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkencëtari Naim Krasniqi, autori i dy veprave të jashtëzakonshme “Mikrobota më ndryshe” dhe “Fusha antimagnetike në makrobotë”, ka botuar librin e tij të tretë shkencor, po kaq të jashtëzakonshëm – “Uraniumi 23XU” .

Në këtë libër shkencëtari Naim Krasniqi sjell një shtjellim mbi de-radioaktivitetin, që ka në fokus ekskluzivisht veprimtarinë bërthamore mbi nxitjen, parandalimin dhe neutralizimin e eksplodimeve spontane të centraleve dhe armëve bërthamore.

Ky libër është rrjedhojë e dy librave të publikuar më parë, në të njëjtat frekuenca dhe linja, vetëm se me një zgjerim e thellim në proceset turbulente difuzive të atomeve artificiale të uraniumit (23XU), të cilat atome përdoren, si për prodhimin e armëve bërthamore për shkatërrime në masë, ashtu edhe në reaktorët bërthamorë për prodhimin e energjisë elektrike.

Redaktori dhe recensenti i këtij libri, dr. Hajdin Abazi, në parathënien e tij thotë se ky studim nuk është tradicional, ku shtrohet një temë dhe ajo trajtohet, dhe arrihet në disa përfundime. Jo. Autori parashtron një teori dhe një vizion si për rreziqet, që sigurisht nuk janë të panjohura, por mbi të gjitha ofron perspektivën e tij, duke depërtuar në përbërësit themelorë, me shpjegimin se si mund të shkaktohen shpërthimet spontane të kokave bërthamore dhe reaktorëve bërthamorë.

Autori thotë se shpërthimet apo aksidentet spontane në centralet bërthamore, në përgjithësi e kanë origjinën nga goditjet e mbështjellësve atomikë të shufrave të kontrollit, të cilët gjatë ngritjeve dhe zbritjeve godasin mbështjellësit atomikë të gypave të zirkoniumit brenda të cilave ndodhen pastilet e uraniumit (23XU).

Aksidente të tilla kanë ndodhur më herët, duke filluar nga aksidenti i parë bërthamor më 23.06.1942 në Leipzig të Gjermanisë, për të vazhduar pastaj me shumë aksidente tjera si në Windscale 10.10.1957 në Britani të Madhe, Saint Laurent-des Eaux 17.10.1969 dhe 13.03.1980 në Francë, Tchernobyl 26.04.1986 në Rusi, Indian Point 15.02.2000, Three Mile Island 28.03.1979 dhe Santa Susana 26.07.1969 në ShBA, Kashiwazaki-Kariva 16.07.2007 dhe Fokuschima 11.03.2011 në Japoni, e shumë aksidente të tjera të deklaruara e të padeklaruara bërthamore.

Në të njëjtën mënyrë edhe rreziku i shpërthimeve spontane eksploduese apo joeksploduese të kokave bërthamore, gjithashtu mund të arrihet gjatë proceseve direkte apo indirekte të goditjes së mbështjellësve atomikë të kokave bërthamore, me mbështjellësit atomikë të bazave kontaktuese ku stacionohen apo lansohen kokat bërthamore.

Autori i librit krahas këtyre, si rrezik potencial dhe diskret i eksplodimeve apo aktivizimeve reaktive të bombave bërthamore, thotë janë edhe fushat e ndryshme elektrostatike (E’) të cilat konsiderohen si bomba (a), e të cilat sapo të bien në kontakt me mbështjellësit atomikë, përçuesit elektrik, apo dirigjuesit elektronik të kokave bërthamore brenda të cilave ndodhen atome të uraniumit (23XU), që konsiderohet si bomba (b), shkaktojnë avari.

lëvizjeve të tyre, të cilat jo vetëm se do të ndryshojnë caqet goditëse, por edhe mund të eksplodojnë në mënyrë spontane, para apo pas lansimeve.

Për ndryshim nga bombat bërthamore që janë përdorur në Hiroshima dhe Nagasaki, e që posedonin nivele më të ulëta energjetike të atomeve të uraniumit (23XU), tani atomet e uraniumit (23XU) që dalin nga difuzionet turbulente, për shkak të niveleve të larta energjetike (23XU), sapo të bien në kontakt me fusha të ndryshme elektrostatike (E’) mund të eksplodojnë në mënyrë spontane.

Naim Krasniqi, mbi të gjitha, shkon më tej, duke shtruar zgjidhjen. Zgjidhja sigurisht është vetëm teorike, por që orienton për eksperimente dhe përpjekje eksperimentale që të aplikohet dhe të sendërtohet edhe praktikisht kjo zgjidhje, duke e shndërruar një rrezik potencialisht fatal për njerëzimin, në një mundësi të re: neutralizimin e atomeve radioaktive që dalin nga centralet bërthamore, si dhe kthimin e tyre në atome jo-radioaktive përmes një procesi rigjenerues.

Naim Krasniqi jeton në Francë, si dhe është eksperimentues dhe teoricien i fizikës. Krasniqi ka vite që parashtron një teori ndryshe për fizikën dhe për universin.

Ku mund ta gjeni librin?
Në Kosovë, lexuesit e interesuar mund ta gjejnë në zyrat e gazetës “Epoka e re”. Adresa: Sheshi “Nena Tereza”, rr. Edit Durham” nr. 45 Prishtinë.

 

JU REKOMANDOJMË

Aeroplani i “ditës së gjykimit” shihet përsëri duke fluturuar ulët mbi Kaliforni — ndërsa tensionet me Iranin rriten ndjeshëm

Aeroplani i “ditës së gjykimit” shihet përsëri duke fluturuar ulët mbi Kaliforni — ndërsa tensionet me Iranin rriten ndjeshëm
12/03/2026 - 13:11

Aeroplani i tipit “Doomsday” apo “dita e kiametit” është parë duke fluturuar mbi Kaliforni – për herë të dytë brenda dy muajsh. Aeroplani gjigant Boeing E-6B Mercury, i...

Më shumëDetails

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?
12/03/2026 - 12:55

Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e Mesme, duke e bërë atë një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë...

Më shumëDetails

Publikohet lista e miliarderëve të botës, kush kryeson

Publikohet lista e miliarderëve të botës, kush kryeson
10/03/2026 - 22:19

Forbes publikoi sot listën e 40-të vjetore “Miliarderët e Botës”, renditjen përfundimtare të njerëzve më të pasur në planet. Gjatë vitit të fundit, pasuria është rritur në mënyra...

Më shumëDetails

Banka Qendrore e Kazakistanit investon 350 milionë euro në kriptovaluta

Banka Qendrore e Kazakistanit investon 350 milionë euro në kriptovaluta
07/03/2026 - 13:28

Banka Qendrore e Kazakistanit ka ndarë një buxhet prej rreth 350 milionë eurosh për të investuar në kriptovaluta, ka bërë të ditur guvernatori Timur Suleimanov të premten. “Aktualisht...

Më shumëDetails

Kim Jong un lundron me shkatërruesin e tij të ri

Kim Jong un lundron me shkatërruesin e tij të ri
05/03/2026 - 15:18

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong un, ka thënë se marina e vendit do të ketë “aftësi të fuqishme ofensive” pasi vizitoi një shkatërrues të ri 5,000...

Më shumëDetails

Goditet perla e Teheranit e mbrojtur nga UNESCO-ja

Goditet perla e Teheranit e mbrojtur nga UNESCO-ja
05/03/2026 - 14:07

Pallati Golestan, një nga toponimet kulturore të Teheranit nën mbrojtje të UNESCO-s, është dëmtuar rëndë në sulmet e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara ndaj kryeqytetit të Iranit. Dritaret,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    316 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    268 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kryesia dhe anëtarësia e Guxo në Deçan japin dorëheqje kolektive pas moskandidimit të Osmanit për presidente

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • A u përmendën emra për president në takimet me Kurtin, Abdixhiku jep deklaratën befasuese!

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë