Të majtit ndërkombëtar ishin uruesit e parë të Albin Kurtit për rezultatin zgjedhor – rezultat ky i cili s’i jep shumicë parlamentare për të formuar qeveri të re.
“Në emër të Internacionales Socialiste, dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta juve dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren tuaj të fundit zgjedhore. Ky rezultat është një dëshmi e besimit dhe mbështetjes që populli i Kosovës ka në udhëheqjen dhe vizionin tuaj për të ardhmen”, thuhet në urimi dërguar Kurtit.












