Omudspersoni i Dhomave të Specializuara të Kosovës apo siç njihet ndryshe edhe me termin Avokati i Popullit, Pietro Spera, ka folur lidhur me procesin e gjykimit që po ndodh në Hagë, për ankesat e të paraburgosurve rreth procesit gjyqësor dhe vendimet që institucioni i Omudspersonit ka ndërmarrë.
Spera ka thënë se ankesat më të shpeshta të paraburgosurve kanë të bëjnë me ushqimin dhe keqkuptimet me rregullat e burgut
“Në vitin 2020, u dorëzua një ankesë zyrtare në emër të z. Thaçi, z. Veseli, z. Selimi dhe z. Krasniqi. Ankesa përbëhej nga disa elemente dhe unë analizova secilin element dhe hartova një raport lidhur me të. Shumë nga elementet e kësaj ankese kishin të bënin me vetë procesin e gjyqësor, gjë që siç shpjegova tashmë, nuk përfshihet në juridiksionin tim. Elementet e tjera të ankesës lidheshin me aspekte administrative dhe unë i trajtova ato. Po kështu, kam marrë edhe një ankesë zyrtare në emër të z. Januzi, z. Kilaj, z. Shala dhe z. Bahtijari në lidhje me Rregulloren për Ndihmë Juridike”, tha ai për T7, përcjell Periskopi.
Kritikat të tjera që i adresohen Avokatit të Popullit janë edhe pjesa e ushqimit, ushtirme si dhe qasja në disa media.
“Kritika të tjera që paraqesin të paraburgosurit janë të llojit më pak zyrtar, si ankesa për cilësinë e ushqimit, fakti që disa artikuj nuk janë të disponueshme për t’u blerë nga të paraburgosurit, koha e kaluar jashtë në oborrin për ushtrime, qasja në disa media etj. Këto aspekte unë i diskutoj me autoritetet përkatëse dhe në shumicën e rasteve ato zgjidhen”, u shpreh Spera.