Ushtarët italianë dhe kroatë nga Komanda Rajonale Perëndimore (RC-W) e misionit të KFOR-it kanë kryer ushtrime me gjuajtje të drejtpërdrejtë, në poligonin e qitjes “Voloire” pranë kampit Villaggio Italia.
Të dy palët e ushtarëve po kryejnë periodikisht ushtrime me gjuajtje të drejtpërdrejtë, për të ruajtur dhe përmirësuar aftësitë e të shtënave, procedurat e testimit dhe për të siguruar një nivel të lartë gatishmërie.
Kjo është bërë e ditur në një komunikatë të KFROR-it, shkruan IndeksOnline.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, deklaron KFOR-i.