Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026 - 15:21
në Kryesore, Lajme
A A
Ministri i Mbrojtjes: Në rast lufte 8,000 ushtarë nuk mjaftojnë, duhet të angazhohen edhe qytetarët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pushtetet janë ndërruar, ashtu edhe komandantët, por ideja e ushtrisë ka mbetur. Në një skenë politike shpesh të përçarë, ndërtimi i Ushtrisë së Kosovës është një nga proceset e rralla që ka vazhduar pa u ndalur.

Ky konsensus institucional ka siguruar vazhdimësi në tranzicion, investime të qëndrueshme dhe përafrim të pandërprerë me standardet e NATO-s.

Sipas gjeneralit në pension Naim Haziri, i cili ka ndjekur nga afër disa faza të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kjo forcë operon sot sipas doktrinave moderne të luftës, ka kapacitete funksionale për rreziqet aktuale dhe pritet të përmbyllë tranzicionin në ushtri deri në vitin 2028 – në përputhje me afatet e planit fillestar.

“Jam shumë optimist, edhe pse kjo është faza më e rëndësishme e ngritjes së Forcës. Aktualisht po zhvillohen kapacitetet ajrore dhe po forcohen regjimentet luftarake, me elemente mbështetëse të operacioneve. Jam i bindur se FSK-ja do t’i arrijë kapacitetet e plota operacionale në kohën e parashikuar dhe do të jetë një forcë kredibile, e ndërveprueshme me të gjitha ushtritë e NATO-s”, thotë Haziri për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Ky rrugëtim nisi në vitin 2018, kur Kuvendi i Kosovës miratoi ligjet që hapën procesin dhjetëvjeçar të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri me kapacitete të plota.

Në atë kohë, NATO-ja – e pranishme në Kosovë me mision paqeruajtës që nga paslufta – e cilësoi këtë vendim si “të papërshtatshëm në kohë”, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, ndryshe prej saj, Shtetet e Bashkuara e mbështetën këtë hap, duke e cilësuar tranzicionin e FSK-së si “historik” dhe duke konfirmuar angazhimin e tyre për të mbështetur zhvillimin e saj profesional.

Hashim Thaçi, atëkohë president i Kosovës dhe komandant suprem i FSK-së, tha se krijimi i ushtrisë së Kosovës është rezultat i një shekulli sakrificash.

“I siguroj të gjitha komunitetet në Kosovë, e veçanërisht komunitetin serb, se FSK-ja do të vazhdojë t’u shërbejë të gjithë qytetarëve, pa dallime etnike”, tha Thaçi në dhjetor të vitit 2018.

Diskursi institucional – FSK-ja si forcë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës – u ruajt i pandryshuar edhe nën presidencën e Vjosa Osmanit.

“Djemtë dhe vajzat e Forcës sonë janë të gatshëm për ta mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonë – Republikës së Kosovës – në çdo pëllëmbë të tij”, tha Osmani në dhjetor të vitit 2022.

FSK-ja, edhe sot, duhet të marrë leje nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, për të operuar në pjesën veriore të vendit, ku popullata shumicë është serbe.

Ky kufizim operacional u vendos nga ish-presidenti Hashim Thaçi në vitin 2013, përmes një letre të dërguar shefit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, dhe mbetet në fuqi.

Radio Evropa e Lirë pyeti Presidencën e Kosovës nëse po shqyrton rishikimin e obligimit për leje nga KFOR-i për operimet e FSK-së në veri, në prag të përmbylljes së transformimit të saj në ushtri, por deri tani nuk mori përgjigje.

I kontaktuar nga REL-i, një zëdhënës i NATO-s tha vetëm se “që nga viti 2016, Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s – i cili është i ndarë nga KFOR-i – ka ofruar mbështetje të konsiderueshme për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të mandatit të saj fillestar të mbrojtjes civile, përmes ndërtimit të kapaciteteve, edukimit dhe koordinimit të trajnimeve”.

Ndër vite, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në një sërë misionesh dhe aktivitetesh rajonale e ndërkombëtare, kryesisht në kuadër të operacioneve humanitare, trajnuese dhe paqeruajtëse.

Së fundmi, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se FSK-ja do të marrë pjesë edhe në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën.

Aktualisht, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në proces është shqyrtimi i formës dhe kapacitetit, me të cilin do të mund të kontribuohet në këtë forcë paqeruajtëse.

Zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes, Shemsi Syla, konfirmon se FSK-ja ka përmbushur tashmë objektivin për 5.000 trupa të rregullta, ndërsa mbetet ende për t’u plotësuar komponenti rezervë prej 3.000 pjesëtarësh.

Megjithëse përbërja e plotë e armatimit të FSK-së nuk është bërë publike, pajisjet e konfirmuara zyrtarisht variojnë nga automjetet e blinduara deri te dronët.

Sipas Sylës, kapacitetet janë ndërtuar në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe armatimi e pajisjet janë në përputhje me standardet e NATO-s.

“Aleatët nga të cilët kemi blerë armatim, përfshijnë: Shtetet e Bashkuara, Turqinë, Kroacinë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë e të tjera. Sot, në këtë stad të ngritjes, por edhe nesër kur t’i kemi kapacitetet e plota, ne do të jemi të gatshëm të ofrojmë siguri”, thotë Syla për Exposenë.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ka shënuar rritje të ndjeshme viteve të fundit, duke u trefishuar nga 67.3 milionë euro në vitin 2021 në 207.8 milionë euro vitin e kaluar.

Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2027 e identifikon qartë Serbinë dhe pretendimet e saj territoriale si kërcënimin kryesor për sigurinë kombëtare.

Që nga fillimi, krijimi i ushtrisë së Kosovës ka hasur në kundërshtime të forta nga Serbia – vendi që, gjatë pesë vjetëve të fundit, ka shpenzuar më së shumti për ushtrinë në gjithë Ballkanin Perëndimor. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Prishtinën se “po u bie daulleve të luftës” dhe po rrezikon komunitetin serb.

Ky diskurs ka ushqyer rezistencë të vazhdueshme në mesin e komunitetit serb ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës, veprimeve të forcave të sigurisë dhe shtrirjes së autoritetit shtetëror, sidomos në veri. Kulmi i kësaj përplasjeje ka qenë sulmi i armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në vitin 2023.

Sipas gjeneralit në pension, Naim Haziri, Serbia mbetet kërcënimi kryesor si ushtarak, ashtu edhe joushtarak, për Kosovën. Ai përmend në mënyrë të veçantë edhe kërcënimet hibride, përfshirë sulmet kibernetike, por thekson se FSK-ja, edhe tash, ka kapacitete të mjaftueshme për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.

“Kur një ushtri mbrohet dhe një ushtri sulmon, atëherë proporcioni i forcave është varësisht inxhinierisë që përgatitet, tre me një, pesë me një, tetë me një… Dhe FSK-ja, me kapacitetet që sot i ka, është e gatshme që në çdo kohë ta mbrojë integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, thotë Haziri.

Megjithatë, ai thekson nevojën për investime më të mëdha në personelin e FSK-së, duke nënvizuar se mirëqenia e tij është faktor kyç për efektivitetin dhe gatishmërinë e forcës.

“Mendoj se ka hapësirë të bëhet më shumë për personelin. Në fazën e dytë, investimet kanë qenë të fokusuara në blerje të armatimit, por nuk duhet përjashtuar as investimi në personel, në mënyrë që pjesëtarët të jenë më të motivuar për përgjegjësitë që i ushtrojnë”, thotë ai.

Pagat në FSK ndryshojnë sipas gradave – me më të ulëtat për rekrutët e rinj dhe më të lartat për nënkolonelët dhe gjeneralët. Ligji e lejon largimin vullnetar të pjesëtarëve, dhe të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes tregojnë se braktisjet ndodhin çdo vit – me një rritje të ndjeshme midis viteve 2021, kur u larguan 50 ushtarë, dhe 2023, kur numri i tyre arriti në 134.

Zëvendësministri në detyrë, Shemsi Syla, thekson rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë për të siguruar trajnimin dhe pajisjet për ushtarët. Ai shton se FSK-ja ka arritur t’i integrojë të gjitha komunitetet në radhët e veta, ndonëse sfiduese mbetet pjesëmarrja e komunitetit serb.

“Problemin më të madh na e kanë shkaktuar serbët. Me kërcënime e me shantazhe, kanë arritur t’i largojnë disa pjesëtarë. Në konkurset që kemi shpallur, ka pasur vazhdimisht të interesuar, por vazhdon të ketë frikë”, thotë Syla.

Falë bashkëpunimeve me partnerët ndërkombëtarë dhe standardeve të NATO-s, Syla thotë se FSK-ja është qysh tash e përgatitur të bashkohet me Aleancën – një synim i shprehur që nga fillimi i transformimit. Të njëjtin qëndrim e mbështet edhe gjenerali në pension, Naim Haziri.

“Kosova është shumë më e fuqishme saqë mendohet dhe shihet nga dikush – në të gjitha aspektet”, sipas tij.

E, nga NATO-ja konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë se aleanca “ofron kontribute të rëndësishme ushtarake për Kosovën”, por se “rruga drejt paqes së qëndrueshme është politike”. Ndaj, “NATO-ja vazhdon ta mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja” për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë… edhe pse ky proces mbetet i bllokuar prej kohësh, pa përparime që do ta nxirrnin nga vendnumërimi disavjeçar. /REL

JU REKOMANDOJMË

Lushaku: U pa qartë, VV refuzoi të votojë masa në mbështetje të qytetarëve, çmimi i naftës është i papërballueshëm

Lushaku: U pa qartë, VV refuzoi të votojë masa në mbështetje të qytetarëve, çmimi i naftës është i papërballueshëm
04/04/2026 - 02:29

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka reaguar pasi rezoluta e kësaj partie për uljen e çmimeve të naftës nuk mori përkrahjen e Lëvizja Vetëvendosje. Përmes...

Më shumëDetails

OVL: Shqetësuese raportimet se Specialja po vlerëson pronat e ish-krerëve të UÇK’së

OVL: Shqetësuese raportimet se Specialja po vlerëson pronat e ish-krerëve të UÇK’së
04/04/2026 - 02:27

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar lidhur me raportimet se Dhomat e Specializuara të Kosovës po vlerësojnë pronat e ish-udhëheqësve të UÇK-së. OVL ka thënë...

Më shumëDetails

Xhafer Tahiri – Osmanit: Kjo s’është lamtumirë, por shihemi në sfidën e radhës

Xhafer Tahiri – Osmanit: Kjo s’është lamtumirë, por shihemi në sfidën e radhës
04/04/2026 - 02:25

Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me përfundimin e mandatit të presidentes Vjosa Osmani. Ai ka shkruar se Osmani po e përfundon mandatin me...

Më shumëDetails

“Xhipi i blinduar i Albin Kurtit kushton 540 mijë euro, i blerë nga një operator në Bullgari”

“Xhipi i blinduar i Albin Kurtit kushton 540 mijë euro, i blerë nga një operator në Bullgari”
03/04/2026 - 23:03

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, nga foltorja e Kuvendit në seancën e sotme, ka thënë se 540 mijë euro është vlera xhipi i kryeministrit Albin...

Më shumëDetails

Dugolli: Opozita të vijë me një propozim të përbashkët për Presidentin, le të na sfidojnë si LVV!

Dugolli: Në Bruksel nuk po diskutohet për dinarin
03/04/2026 - 22:51

I ftuari i radhës në emisionin ‘Blic Interview’ është deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli. Dugolli tha se Lëvizja Vetëvendosje është jashtëzakonisht e interesuar të zgjidhet...

Më shumëDetails

Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran

Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran
03/04/2026 - 22:38

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se rrëzimi i një aeroplani luftarak amerikan F-15 nuk do të ndikojë në negociata. Trump refuzoi të diskutonte specifikat e përpjekjeve të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është komenti i qytetarit që ofendoi rëndë Ramush Haradinajn, për të cilin Daut Haradinaj paralajmëroi padi

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Nis lëshimi i vërtetimeve për xhamat e errësuar në automjete: Ja sa kushton procedura

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Manipulimi i pastër me çmimin e naftës, ja si IP Petrol i saboton inspektorët

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë