Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ushtria gjermane do të tërheqë sa më shumë vullnetarë

30/07/2025 - 10:33
në Lajme
A A
Ushtria gjermane do të tërheqë sa më shumë vullnetarë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjermania ka nevojë për më shumë ushtarë. Por për momentin ende nuk planifikohet rifutja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Në vend të tij Bundeswehr-i po rekruton vullnetarë dhe suksesi është i dukshëm.

Të shkosh vullnetarisht në Bundeswehr, të mësosh të marshosh dhe të flesh në kazermë në krevat marinari? Shumë të rinj gjermanë nuk e përfytyrojnë dot një gjë të tillë. Tomi po. 23-vjeçari nga Erfurti mendon t`i bashkohet Bundeswehr-it. “Kombinimi i të qenit në shoqëri dhe i frymës së ekipit më magjeps”, thotë ai për DW. “Dhe dua të zhvilloj veten më tej”.

Kjo është arsyeja pse Tomi, me bluzë të zezë dhe me trup prej atleti, ndodhet tani në zyrën e këshillimit të Bundeswehr-it në Erfurt. Ajo gjendet në një qendër tregtare midis një supermarketi dhe një palestre. Të interesuarit si ai janë shumë të mirëpritur këtu, pasi Bundeswehr-i kërkon personel. Motoja është: Mos largoni askënd! Edhe ata, që vijnë pa takim paraprak, me pak fat do të gjejnë shpejt një këshillues. Ose të paktën një fletëpalosje informuese ngjyrë ulliri me mbishkrimin disi patetik: “Këtu siguroni Gjermaninë dhe të ardhmen tuaj.”

Biseda e parë me këshilltarin e Bundeswehr-it

Para se të vendosë, Tomit i duhen disa informacione. Tony Baumann, këshilltari me uniformë, e pyet me mirësjellje për përvojën dhe qëllimet e tij profesionale. Tom ka punuar në shëndetësi, në administratë, për shtatë vjet.

Bundeswehr-in ai e njeh nga një praktikë që ka bërë aty, kur ishte nxënës. Edhe një shok, që është ushtar, i ka treguar disa gjëra. Shërbimi në ushtri ose në misione jashtë vendit nuk do të ishin problem për Tomin. “Unë dua edhe t’i kthej diçka vendit tim. Më ka dhënë shumë, arsimim falas për shembull.”

Me afërsisht 182.000 ushtarë dhe 80.000 punonjës civilë, Bundeswehr-i është një nga punëdhënësit më të mëdhenj të Gjermanisë. Ai i tërheq të interesuarit me një gamë të gjerë programesh trajnimi dhe diplomimi. “Këtu ka mundësira, që nuk i gjen dot në sektorin privat”, thotë Tom. Ai po mendohet, nëse fillimisht do të bëjë shërbimin ushtarak vullnetar apo do të angazhohet menjëherë në disa vite shërbim.

Qendra e vlerësimit në kazermë

Vetëm tre kilometra larg zyës së këshillimit gjendet kazerma Lëberfeld. Roja kontrollon kartat e identitetit. Pastaj ata shkojnë në qendrën e karrierës së Bundeswehr-it, njëra nga 15 të tilla në të gjithë Gjermaninë. Këtu të gjithë aplikantët nga Turingia dhe Saksonia duhet të kryejnë një sërë testesh. Rezultatet përcaktojnë, nëse ata pranohen në Bundeswehr.

Në dhomën e gjimnastikës dy të rinj po bëjnë testin fizik. Është ngrohtë, dielli hyn nga dritaret. Të dy pedalojnë me forcë mbi ergometra, për të arritur rezultatin që kërkohet. Më parë ata kishin vrapuar nëpër dhomë dhe ishin varur në një shufër horizontale, derisa u kishin dalë bulëzat e djersës në ballë.

Edhe pse nevoja për personel është e madhe, Bundeswehr-i nuk pranon secilin. Kriteret si shëndeti, përgatitja fizike duhet të plotësohen, po ashtu si dhe qëndrimi personal. Nëse një aplikant nuk respekton rendin demokratik dhe të gjitha parimet e tij, procesi merr fund këtu

Rreth një ndër pesë aplikantë nuk e kalojnë provimin, thotë koloneli Kim Frerichs, i cili drejton Qendrën e Karrierës në Erfurt. Megjithatë ai është shumë i kënaqur me shifrat aktuale: Numri i aplikimeve dhe punësimeve është rritur me rreth 20 përqind këtë vit. Ky është “edhe një efekt i luftës në Ukrainë”, thotë Frerichs, gjë që për shumë është një motivim. Kështu vazhdon trendi nga viti 2024: Vitin e kaluar Bundeswehr-it i erdhën gati një të pestën më shumë aplikime sesa para një viti.

A mund ta mbulojnë vullnetarët kërkesën e lartë për ushtarë?
Bundeswehr-i po zgjerohet përsëri, pasi u tkurr me një total prej rreth 3.000 ushtarësh mes viteve 2020-2024. Por jo çdo rekrut i ri qëndron në ushtri. Përveç kësaj shumë ushtarë dalin në pension për shkak të moshës. A do të jetë ende e mundur të rekrutohen deri në 60.000 ushtarë shtesë në vitet e ardhshme? Ky është plani i ministrit të Mbrojtjes, Boris Pistorius (SPD). Ai e argumenton këtë me kërcënimin nga Rusia dhe kërkesat në rritje të NATO-s.

Megjithë këtë qëllim ambicioz ministri i Mbrojtjes për momentin i përmbahet shërbimit vullnetar. Ai dëshiron ta bëjë shërbimin ushtarak më tërheqës, kryesisht përmes pagave më të mira.

Dhe në të ardhmen të gjithë 18-vjeçarët do të marrin postë nga Bundeswehr-i. Meshkujt duhet ta plotësojnë dhe ta dërgojnë pyetësorin, ndërsa femrat mund ta bëjnë këtë. Ai përmban pyetje lidhur me shëndetin dhe gatishmërinë për të kryer shërbimin ushtarak. Ekzaminimi mjekësor,dhe fizik, do të rikthehet gradualisht për të gjithë të rinjtë meshkuj. Pa “elementë të tillë të detyrueshëm”, nuk mund të funksionojë, mendon Kim Frerichs, i cili ka praktikë në këtë sektor.

Pistorius po merr masa paraprake për rastin, nëse “shtrëngimi i butë” nuk do të mjaftojë: Me ligjin e ri të planifikuar për shërbimin ushtarak, ai po përfshin mundësinë për të riaktivizuar rekrutimin. Ky opsion synon të përdoret, nëse nuk gjenden mjaftueshëm vullnetarë ose nëse situata e rrezikut përshkallëzohet. Projektligji pritet të diskutohet nga kabineti qeveritar në fund të gushtit.

Imazh më i mirë për Bundeswehr-in, më shumë aplikantë
Kthehemi në zyrën e këshillimit për karrierën në qendër të Erfurtit. Çfarë u intereson të dinë për Bundeswehr-in të rinjve, që vijnë këtu? “Shpesh pyesin, nëse mund të merren me sport ose të marrin patentë shoferi ndërsa janë në ushtri”, shpjegon këshilltari Tony Baumann, i cili zhvilloi edhe intervistën me Tomin.

Paratë janë gjithashtu një temë për aplikantët e mundshëm, disa prej të cilëve vijnë me prindërit e tyre. “Nuk kemi pse të fshihemi”, thotë Baumann. “Nëse dikush dëshiron të bëjë shërbim ushtarak vullnetar menjëherë pas shkollës, atij i sigurohen 1.800 euro neto këtu dhe perveç kësaj i ofrohet akomodim falas, udhëtim falas me tren dhe kujdes mjekësor falas, kjo është shumë joshëse”.

Edhe pajisjet e Bundeswehr-it luajnë rol. Ato janë përmirësuar ndjeshëm, që kur qeveria gjermane investoi shumë para për pajisjen e trupave me armë moderne. Të dish që Bundeswehr-i është i pajisuar shumë mirë dhe i azhurnuar teknologjikisht, thotë Baumann, është padyshim një motivim shtesë për aplikantët./DW/

JU REKOMANDOJMË

Flet familjari i mërgimtarit që vdiq pasi kërceu në Ujman: Shumë ka pas qejf me ardhë në Kosovë
Lajme

Flet familjari i mërgimtarit që vdiq pasi kërceu në Ujman: Shumë ka pas qejf me ardhë në Kosovë

30/07/2025 - 23:00
Kosova me shërbimin Apple Pay, Presidenca thotë se u angazhua me Ambasadën e SHBA dhe Odën Amerikane për ta realizuar
Kryesore

Kosova me shërbimin Apple Pay, Presidenca thotë se u angazhua me Ambasadën e SHBA dhe Odën Amerikane për ta realizuar

30/07/2025 - 22:45
Ilir Deda: Me Glauk Konjufcën, VV do ta fitonte Prishtinën pa balotazh
Lajme

Ilir Deda: Me Glauk Konjufcën, VV do ta fitonte Prishtinën pa balotazh

30/07/2025 - 22:32
“Nëse s’arrihet konstituimi deri nesër në mesnatë, gjithçka pezullohet deri më 8 gusht”
Lajme

Dështoi në konstituim, tani Kuvendi i Kosovës ngec edhe në mobilim (Dokument)

30/07/2025 - 22:24
Lladrovci: Thaçi më telefonoi dy herë nga Haga, më tha “kam qef me iu pa bashkë me Sami Lushtakun”
Lajme

Lladrovci: Thaçi më telefonoi dy herë nga Haga, më tha “kam qef me iu pa bashkë me Sami Lushtakun”

30/07/2025 - 22:09
Vdekja e 40-vjeçarit në vendin e punës, ndalohen për 48 orë mbikëqyrsi dhe investitori i punimeve
Lajme

Vdekja e 40-vjeçarit në vendin e punës, ndalohen për 48 orë mbikëqyrsi dhe investitori i punimeve

30/07/2025 - 21:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Telefonoi disa herë Fitore Pacollin, arrestohet Hazir Hoxha

    Arrestimi i Hazir Hoxhës pasi ngacmoi Fitore Pacollin, policia jep detaje

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Analisti” që çdo mbrëmje e mbron Kurtin sot e zyrtarizoi koalicionin me VV-në

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Flet familjari i mërgimtarit që vdiq pasi kërceu në Ujman: Shumë ka pas qejf me ardhë në Kosovë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kryeziu për ambasadorin e Gjermanisë dhe atë të Francës: Koha me shku n’shtëpi

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kush e luftoi Nasuf Bejtën nga strukturat e VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas djalit të tij!

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë