Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Ferizaj.
Siç thuhet në raportin 24-orësh, persona të panjohur me forcë i kanë dëmtuar xhamin e veturës një burri në Ferizaj, ku nga aty viktimës i kanë vjedhur çantën e krahut në të cilën kishte pistoletë me dokumente (librezën dhe lejen e armës me leje përkatëse).
“Rr. Uran Tinova, Ferizaj / 02.04.2026 – NN. Është raportuar se persona të panjohur me forcë i kanë dëmtuar xhamin e veturës viktimës mashkull kosovar dhe nga aty i kanë vjedhur çantën e krahut në të cilën kishte pistoletë me dokumente (librezën dhe lejen e armës me leje përkatëse). Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime.”, thotë Policia e Kosovës.










