Influencerja e njohur Kader Kicaj po shijon disa ditë pushimi në një destinacion bregdetar, shkruan IndeksOnline.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe të ndryshme nga pushimet, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Në fotografitë e publikuara, Kaderi shfaqet në super formë, me një paraqitje elegante dhe plot stil, duke marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë komplimentuar për dukjen dhe energjinë që përcjell.











