Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance akuzoi të Danimarkën se nuk po bën një punë të mirë për të mbajtur gadishullin e Grenlandës të sigurt dhe sugjeroi se Shtetet e Bashkuara do të mbronin më mirë territorin gjysmë autonom danez.
Gjatë një vizite në bazën ushtarake amerikane në Pituffik në veri të ishullit Arktik, Vance tha se SHBA-ja nuk ka plane të menjëhershme për të zgjeruar praninë e saj ushtarake në terren, por do të investojë në burime, duke përfshirë anije shtesë detare.
“Mesazhi ynë për Danimarkën është i qartë. Ju nuk keni bërë një punë të mirë me banorët e Grenlandës. Nuk keni investuar tek ata dhe nuk keni investuar tek arkitektura e sigurisë, të këtij gadishulli të mrekullueshëm. Kjo duhet të ndryshojë. Dhe meqenëse nuk po ndryshon, kjo është arsyeja pse politika e presidentit Trump për Grenlandën është kjo që është”, tha JD Vance.
Vance u zotua për respektimin e sovranitetit të Grenlandës, por gjithashtu sugjeroi se territori do të shihte përfitimin e partneritetit me SHBA-në.
“Danimarka nuk e ka mbajtur ritmin dhe nuk i ka kushtuar burimet e nevojshme për të mbajtur këtë bazë, për të mbajtur trupat tona dhe për mendimin tim, për të mbajtur popullin e Grenlandës të sigurt nga shumë inkursione shumë agresive nga Rusia, nga Kina dhe kombe të tjera”, shtoi ai.
Trump ka thënë shpesh herë se Shtetet e Bashkuara kanë një domosdoshmëri sigurie për të blerë ishullin, i cili kontrollohet nga Danimarka që nga viti 1721.
Sulmet e mprehta të Vance kundër Danimarkës – një aleat i vjetër i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s – ofruan një shembull tjetër të vlerësimit të vogël që administrata Trump mban për aleancat tradicionale të SHBA.
Ndërsa grenlandezët shprehën shqetësim të thellë për vizitën, Vance u zotua se populli i Grenlandës do të kishte “vetëvendosje” dhe SHBA-ja do të respektonte sovranitetin e saj.