Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Varfëria dhe të ardhurat e ulëta në Kosovë sipas Bankës Botërore, Kurti: Jemi vend i dalë nga lufta

06/01/2025 - 20:31
në Ekonomi, Lajme
A A
Varfëria dhe të ardhurat e ulëta në Kosovë sipas Bankës Botërore, Kurti: Jemi vend i dalë nga lufta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova kurrë nuk ka ‘peshuar’ më rëndë në aspektin ekonomik sesa në vitin 2024.

Kryeministri Kurti në një intervistë për KosovaPress duke komentuar deklaratat zyrtare të Bankës Botërore për varfëri dhe të ardhurat e ulëta për frymë, theksoi se Bruto Produkti Vendor për kokë banori ka shënuar rritje të madhe. Sipas tij për 50 për qind është rritur BPV në Kosovë krahasuar me vitin e parë parapandemik 2019.

Zyrtarë të Bankës Botërore për Kosovë kanë thënë për KosovaPress se Kosova vazhdon të ketë të ardhurat më të ulëta për kokë banori, krahasuar me mesataren e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian. Po ashtu sipas Bankës Botërore shkalla e varfërisë në Kosovë mbetet e lartë, 19.2 për qind.

Sipas Bankës Botërore, vendi mbetet prapa fqinjëve të saj me Bruto Produktin Vendor për kokë banori që arrin vetëm 5.889 euro.

Kryeministri Kurti ka folur për KosovaPress edhe për shkallën e ulët të borxhit publik, rritjen e çmimit të rrymës, inflacionin dhe për bilancin negativ tregtar.

“Kosova ka bërë hapa eneromtë daljes nga varfëria. Shkaqet janë të dyllojshme sa i përket gjendjes së përgjithshme ekonomike në Kosovë. Në një është se ne jemi vend i dalë nga lufta…Ajo çfarë po ndodhë me qeverinë tonë është që nga ajo qasja centrifugale po kalojmë tek centripetale, është duke u grumbulluar pasuria e vendit tonë. Kosova kurrë nuk ka peshuar më rëndë ekonomikisht, por nëse shikon Bruto Produktin Vendor për kokë banori gjithashtu kemi rritje shumë të madhe. Për 50 për qind është rritur BPV në Kosovë krahasuar me vitin e parë parapandemik 2019”, thekson Kurti.

Sa i përket rritjes së çmimit të rrymës në vend, Kurti thekson se kjo ngritje ka ardhur si rezultat i importit të energjisë elektrike me çmime të ngritura.

“Meqenëse ne nuk kemi kapacitete që ta mbulojmë konsumin e energjisë elektrike, nuk kemi kapacitete gjeneruese, detyrohemi të importojmë dhe në këtë mënyrë ne e importojmë çmimin e ngritur jashtë vendit…Në këto katër vite inflacioni ka qenë i lartë, sidomos në vitin 2022 është mbi 11%, inflacioni në këto katër vite është rreth 22%, por më shumë se gjysma e inflacionit në këtë mandatin tonë qeverisës është në një vit të vetëm 2022. Ai ka qenë vit më i vështirë. Ndërkaq në vitin 2024 që posa e lamë pas inflacioni ka qenë rreth 1.5% ndërkaq tre muajt e fundit të vitit 2024, inflacioni ka qenë nën 1%. Pra tash kemi një stabilizim dhe ne në dy mënyra jemi munduar që ta adresojmë shtrenjtimin e jetës”, theksoi Kurti.

Kryeministri Kurti ka theksuar po ashtu se borxhi i ulët publikë më shumë tregon për një model i cili do të duhej të përdorej si shembull edhe nga të tjerët sesa të ishte brengë për vetë Kosovën.

“Borxhi i ulët publik më shumë tregon për një model i cili do të duhej të përdorej si shembull edhe nga të tjerët sesa të ishte brengë për vetë Kosovën. Ne kemi marrë borxh, por kemi marr borxh produktiv dhe të mençur. Nuk kemi marrë borxh për rritje pagash, nuk kemi marrë borxh nga dëshpërimi ku kamatat mund të ishin të lartë. Mund të duket e çuditshme, por sot ka raste kur ne paguajmë kama të kredive ndërkombëtare që janë më të ulëta se sa ato që i paguan motori i ekonomisë evropiane, Gjermania. Besoj se politikat e mençura që kemi bërë në qasje me institucionet financiare ndërkombëtare, Kosova sot ka borxhin publik vetëm 17 për qind të BPV”, theksoi ai.

ryeministri Kurti ka theksuar po ashtu se borxhi i ulët publikë më shumë tregon për një model i cili do të duhej të përdorej si shembull edhe nga të tjerët sesa të ishte brengë për vetë Kosovën.

“Borxhi i ulët publik më shumë tregon për një model i cili do të duhej të përdorej si shembull edhe nga të tjerët sesa të ishte brengë për vetë Kosovën. Ne kemi marrë borxh, por kemi marr borxh produktiv dhe të mençur. Nuk kemi marrë borxh për rritje pagash, nuk kemi marrë borxh nga dëshpërimi ku kamatat mund të ishin të lartë. Mund të duket e çuditshme, por sot ka raste kur ne paguajmë kama të kredive ndërkombëtare që janë më të ulëta se sa ato që i paguan motori i ekonomisë evropiane, Gjermania. Besoj se politikat e mençura që kemi bërë në qasje me institucionet financiare ndërkombëtare, Kosova sot ka borxhin publik vetëm 17 për qind të BPV”, theksoi ai.

Sa i përket eksportit dhe importit, Kurti ka thënë se në vitin 2024 vlera e mallrave të eksportuara nga Kosova ka arrit 1 miliard euro.

“Eksporti është dyfishuar, e ka mbërri 1 miliard euro vitin që shkoi (2024), por në të njëjtën kohë ne kemi nevojë që bizneset tona t’i forcojmë edhe më tej, sepse nuk ka treg të mjaftueshëm në Kosovë për rritjen e tyre në ekonomi”, theksoi Kurti. /KP

JU REKOMANDOJMË

Osmani: Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të
Lajme

09/07/2025 - 17:50
Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje të 27-vjeçarit në Lipjan

09/07/2025 - 17:35
Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”
Kryesore

09/07/2025 - 17:34
Këta janë tre nga pesë policët e arrestuar për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan
Kryesore

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit pesë policëve të dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahut

09/07/2025 - 17:20
Orkestrimi i Ekonomisë, Rasti i Kosovës
Lajme

Muharremi për Guxo e Alternativën: Sulmojnë gazetarë e bullizojnë politikanë nga niveli zero i përkrahjes

09/07/2025 - 17:03
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë
Kryesore

Qeveria në detyrë merr gjashtë vendime të reja

09/07/2025 - 16:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Njëri sot e theri kolegun në zyrë, kjo është dosja kriminale e djemve problematik të Sabit Gecit

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Djali i Sabit Gecit ther me thikë kolegun e tij të punës, arratiset

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Viktima e therur nga djali i Sabit Gecit është anëtar i Kryesisë së PDK-së në Lipjan

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë