Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vata: Ndeshja ndaj Polonisë shumë e rëndësishme, futbollistët duhet të luajnë me zemër

21/03/2023 - 14:34
në Sport
A A
Vata: Ndeshja ndaj Polonisë shumë e rëndësishme, futbollistët duhet të luajnë me zemër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vata: Ndeshja ndaj Polonisë shumë e rëndësishme, futbollistët duhet të luajnë me zemërShare Button Gazeta Blic Rudi Vata është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar.

Ai ka luajtur rreth 59 ndeshje me kombëtaren prej vitit 1990 deri në 2001, duke shënuar 5 gola.

Vata njihej për karakterin e tij të veçantë brenda fushës, duke treguar karakter dhe forcë në mbrojtje, në pozitën ku luajti.

Në karrierën e tij profesioniste, Vata ka luajtur në disa klube evropiane, tek Celtic dhe St Johnstonte në Skoci, Energie Cottbus dhe Rot Weiss Ahlen në Gjermani, Le Mans dhe Tours në Francë, poashtu në Japoni e Qipro.

Në një prononcim ekskluziv për ‘GazetaBlic Sport’, Vata është deklaruar në lidhje me misionin e madh kualifikues që ka Kombëtarja e Shqipërisë për ‘Euro 2024’.

Ai tha se ndeshja e parë ndaj Polonisë pritet të jetë një ndeshje shumë e vështirë, sidomos kësaj i shtohen edhe mungesat e mëdha.

“Ndeshja e parë e grupit sigurisht se është një ndeshje shumë e rëndësishme, por edhe shumë e vështirë duke marrë parasysh mungesat e Brojës, Gjimshitit dhe Ismajlit. Sigurisht që Polonia është një kombëtare e madhe dhe me traditë. Nga këto eliminatore une pres një Shqipëri të ri grupuar, më mirë të organizuar dhe një Shqipëri që rritet në aspektin e lojës dhe në rezultatet. Është herët të flasim për kualifikim, por ajo që unë dëshirojë të shoh është rritjen e skuadrës, rritjen e grupit dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të ekipit kombëtar në këto eliminatore“, tha fillimisht Vata.

Më pas, ai foli edhe për ardhjen e trajnerit të ri (Sylvinho), duke pohuar se shpreson që ai të përshtatet mirë me kombëtaren dhe të implementojë idetë moderne që ka.

“Sylvinho sigurisht se është një trajner i ri, i cili vjen nga shkolla Latino-Amerikane. Është hera e parë që kemi një kombinim të tillë me një staf trajnerësh argjentino-brazilian. Stili agresiv i Argjentinës dhe stili teknik i Brazilit shpresoj që të implementohen tek ekipi ynë kombëtar. Sylvinho ka nevojë për mbështetje, e shikoj që ka një energji pozitive dhe ka ide moderne. Për të ndërtuar një skuadër solide nevojitet kohë e mjaftueshme. Shqipëria ka nevojë për një frymë të mirë të grupit, ashtu siç e kishte në kohën e De Biasit. Nëse futbollistët do të luajnë me zemër dhe do ta kuptojnë përgjegjësinë e fanellës, atëherë jam i bindur që do të ketë edhe rezultate”, përfundoi Vata.

JU REKOMANDOJMË

Pamje nga aksidenti i rëndë i boksierit Anthony Joshua/ Video
Sport

Pamje nga aksidenti i rëndë i boksierit Anthony Joshua/ Video

29/12/2025 - 20:48
Nigeri: Boksieri Anthony Joshua u lëndua në një aksident ku vdiqën dy persona (FOTO)
Sport

Nigeri: Boksieri Anthony Joshua u lëndua në një aksident ku vdiqën dy persona (FOTO)

29/12/2025 - 15:17
Sot 12 vjet nga aksidenti i Michael Schumacherit, si përshkruhet gjendja e tij tani
Sport

Sot 12 vjet nga aksidenti i Michael Schumacherit, si përshkruhet gjendja e tij tani

29/12/2025 - 15:14
Zhegrova e “ngjalli” lojën, Juventusi fiton ndaj Pisa-s në Serie A
Sport

Zhegrova e “ngjalli” lojën, Juventusi fiton ndaj Pisa-s në Serie A

27/12/2025 - 23:01
Nuk po ndalet, nuk di të ndalet! Ronaldo shënon përsëri, shkëlqen me paraqitjen
Sport

Nuk po ndalet, nuk di të ndalet! Ronaldo shënon përsëri, shkëlqen me paraqitjen

27/12/2025 - 16:48
Mbappe me fanellën e Marokos shfaqet në Kupën e Afrikës
Sport

Mbappe me fanellën e Marokos shfaqet në Kupën e Afrikës

26/12/2025 - 22:27

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Zgjedhjet Parlamentare – Kush sa deputetë merr? Ja si pritet të duket Kuvendi në legjislaturën e re

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Këta janë kandidatët për deputet më të votuar të LDK-së deri tani

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Përditësohen rezultatet, kandidatët më të votuar nga VV, PDK, LDK dhe AAK

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Rezultatet preliminare: VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend, LDK i humbë 5 vende, PDK një deputet më pak

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë