Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vazhdon mungesa e barnave pas vendimit për unifikim të çmimeve, Haxhijaha: Alarmante, po krijohet hapësirë për tregun ilegal

14/03/2025 - 12:01
në Kryesore, Lajme
A A
Vazhdon mungesa e barnave pas vendimit për unifikim të çmimeve, Haxhijaha: Alarmante, po krijohet hapësirë për tregun ilegal
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vendimi për unifikimin e çmimit të barnave, ka krijuar kaos në tregun farmaceutik. E kjo ka bërë që të ketë mungesë të barnave.

Nënkryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovë (OFK) Astrit Haxhijaha, ka thënë për Indeksonline se mungesa e barnave konsiderohet cenim i sigurisë kombëtare. Ai thotë se vazhdimisht ka ankesa nga pacientët për mungesë të barnave. Sipas tij si pasojë e situatës së krijuar, pacientët do të detyrohen të dalin jashtë vendit, për t’i siguruar barnat që u nevojiten.

“Gjendja po thellohet dhe më shumë dhe se po bëhet alarmante. Mungesa e barnave konsiderohet cenim i sigurisë kombëtare. Sepse vazhdimisht kemi ankesa nga pacientët, nga profesionistët shëndetësor për mungesë të barnave. Ka mungesë të barnave dhe vazhdimisht ky numër është duke u rritur. Në tregun tonë ka mungesë të 1770 produkteve”, thotë Haxhijaha.

Ai thotë se vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), për unifikimin e çmimit të barnave ka qenë i ngutshëm dhe i gabuar.

“Vendimi është i ngutshëm, duke mos i lënë hapësirë barnatoreve që ta shkarkojnës stokun aktual dhe se kjo ke krijuar mosfurnizim dhe nga barnatorët, por nuk ka furnizim as prej depove farmaceutike për barnatorët . S’kanë llogari sepse edhe nëse e shesin do të jenë dhe në kundërshtim me ligjin e Administratës Tatimore të Kosovës sipas të cilit të gjitha produktet nuk mund të shiten më poshtë se çmimi i furnizimit. Nuk është interes as i barnatorëve, as i depove farmaceutike, që ta praktikojnë këtë, sepse është në kundërshtim me ligjin e ATK-së. Konsiderojmë që ky vendim është i jashtëligjshën dhe jo në përputhje me ligjet e aplikueshme në Kosovë”, thotë Haxhijaha.

Ndërsa thotë se ky vendim po krijon hapësirë për tregun ilegal.

“Zbatimi po tentohet të bëhet në formatin e pjesshëm dhe jo në tërësi. Por është problematike, jo vetëm për barnatorët por dhe për qarkulluesit farmaceutik. Në monentin që ata e harxhojnë stokun, nuk kanë të drejtë të fusin produktin brenda territorit, sepse MSH ka marrë vendim që në momentin që nuk ke aplikuar në listë, atëherë pamundësohet që produktin ta fusin brenda. Dhe për këtë krijohet hapësirë tjetër për tregun ilegal dhe do të fillojë të lulëzoj ky treg dhe se kjo do të shihet në të ardhmen”, thotë ai./Indeksonline/

JU REKOMANDOJMË

Sorensen arrin në Qeveri
Lajme

Sorensen arrin në Qeveri

14/01/2026 - 09:29
Deputeti i VV-së kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë: E tmerrshme, e papranueshme
Lajme

Eman Rrahmani tregon nëse do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente

14/01/2026 - 09:13
Arrestohet një serb në Leposaviq, kishte kaluar ilegalisht kufirin
Kryesore

Arrestohet një serb në Leposaviq, kishte kaluar ilegalisht kufirin

14/01/2026 - 09:00
Shkrirja e borës, rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë
Lajme

Shkrirja e borës, rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë

14/01/2026 - 08:40
Presidenti i kétij shteti evropian e thotë hapur: Vetëm Trump mund ta ndalë Putinin
Lajme

Presidenti i kétij shteti evropian e thotë hapur: Vetëm Trump mund ta ndalë Putinin

14/01/2026 - 08:29
Paralajmërohen reduktime të rrymës sot
Kryesore

Paralajmërohen reduktime të rrymës sot

14/01/2026 - 08:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Nuk e dinit! Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Paralajmërohen reduktime të rrymës sot

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Skandali i licencës së uzurpuar: Inspektoriati mbylli Njësinë e Sterilizimit dhe gjobiti United Hospital të Fatos Kojqiqit (Video)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Befason deputeti i LDK-së: LDK beson që duhet bërë koalicion e të formohen institucionet

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë