Vedat Muriqi është duke e kaluar një sezon fantastik me Mallorcan.
Sulmuesi kosovar i ka realizuar 12 gola dhe i ka bërë dy asistime deri tash në La Liga.
Por, “Pirati” e mban një primat në ligën elitare spanjolle.
Më saktësisht, 28 vjeçari po prin në garën e dyluftimeve në ajër, shkruan “Gazeta Express”.
Në fakt, përfaqësuesi kosovar i ka fituar 16 duele në ajër brenda një ndeshjeje, respektivisht në duel me Celta Vigon, një rekord absolut ky për këtë sezon.
Kësaj arritjeje i është gëzuar edhe Mallorca, e cila e ka bërë një postim duke shkruar: “Fluturon Pirati. Rekord në La Liga.”
Muriqi njihet për aftësitë e tij në lojën në ajër falë gjatësisë dhe shkëputjes së tij. /Gazeta Express/












![Kosova humb, komentatori nga ky shtet gëzohet për Turqinë sikur të ishte kombëtarja e tij [VIDEO]](https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/IMG_5190-360x180.jpeg)
