Vedat Muriqi po vazhdon të shkruajë histori me fanellën e Mallorcës, duke u shndërruar në një nga figurat kyçe të skuadrës spanjolle në La Liga.
Forma e tij e shkëlqyer ka bërë që edhe vetë klubi ta vlerësojë publikisht, duke shkruar në rrjetet sociale se “Muriqi është sinonim i golit”, një përkufizim që flet shumë për ndikimin e tij në fushë, shkruan “Gazeta Express”.
Sulmuesi kosovar po kalon një periudhë të jashtëzakonshme, duke realizuar gola vendimtarë dhe duke e mbajtur mbi supe peshën e repartit ofensiv të Mallorcës. Me forcën fizike, inteligjencën taktike dhe instinktin e lindur për gol, Muriqi është shndërruar në një makth për mbrojtjet kundërshtare.










