Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vendimi i pabazë i u.d. të drejtorit të RTK-së që ia mundësoi shokut të tij kryesindikalist pagën rreth 1500 euro

04/06/2025 - 20:39
në Lajme
A A
Vendimi i pabazë i u.d. të drejtorit të RTK-së që ia mundësoi shokut të tij kryesindikalist pagën rreth 1500 euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 2 dhjetor 2024, Bordi i RTK-së mori një vendim të detyrueshëm, me të cilin ndaloi çdo sistemim, risistemim, rekrutim apo avancim të stafit të RTK-së që ka implikime financiare, për shkak të vështirësive të mëdha buxhetore me të cilat po përballet institucioni.

Ky vendim, i miratuar në mënyrë unanime nga Bordi, i detyrueshëm për menaxhmentin, synonte të ndalte keqpërdorimet eventuale të pozitave udhëheqëse në kohë krize, si dhe të ruante stabilitetin financiar të transmetuesit publik, duke marrë parasysh që bordi tri ditë pas këtij vendimi mbeti jofunksional në mungesë të kuorumit si dhe disa prej anëtarëve të bordit “shfaqën rezerva besimi” te Hundozi, përkundër që votën ia kishin dhënë në një proces të dyshimtë ligjor duke e ndryshuar Statutin e RTK-së.

Hysen Hundozi fillimisht nuk mori votat e mjaftueshme për t’u bërë u.d. drejtor i përgjithshëm i RTK-së, dhe në mungesë të numrave, anëtarët e bordit, ndryshuan Statutin e RTK-së, duke e mundësuar që u.d. i drejtorit të mund të emërohet me gjashtë vota, e jo më tetë sa thotë Ligji për RTK-në.

Për më tepër, Hysen Hundozi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, po e vazhdon mandatin në kundërshtim me statutin dhe rregulloret e RTK-së, të cilat thonë qartë se kur i skadon mandati i u.d. të drejtorit të përgjithshëm, nëse pozitat mbetet vakante emërohet dikush tjetër. Atij mandati i ka skaduar me 31 prill 2025 dhe përkundër kësaj, ai po e vazhdon detyrën pa një vendim të ri të shkruar të bordit, shkruan gazeta online Reporteri.net. Për këtë, mediumi ka kërkuar sqarime tek Bordi aktual, tre anëtarësh, i transmetuesit publik, por deri në momentin e publikimit të artikullit askush nuk ka kthyer përgjigje.

Si erdhi deri të vendimi pa bazë ligjore që Hundozi t’ia jap shokut të tij 390 euro shtesë

Hysen Hundozi po del se ka vepruar në kundërshtim të hapur me vendimin e Bordit, duke emëruar Fadil Hoxhën si ndihmës/këshilltar personal në mënyrë të njëanshme dhe pa respektuar rregulloret e brendshme. Për më tepër, ai e ka shpërblyer “këshilltarin” me 390 euro bruto shtesë mujore, duke ia rritur “kryesindikalistit” të RTK’së pagën mujore në rreth 1,500 euro bruto, me kohëzgjatje të pacaktuar, një veprim që del se përbën shkelje të dyfishtë: të vendimit të Bordit dhe të rregullores për shpërblime.

Vendimi i Hundozit, të cilin e ka siguruar gazeta online Reporteri i është referuar edhe nenit 9, paragrafi 1 i rregullores së RTK-së për kompensim dhe shpërblim për të punësuarit, i cili parashikon që shpërblimi të bëhet me propozim me shkrim të eprorit të drejtpërdrejtë. Në këtë rast, eprori i drejtpërdrejtë nuk është drejtori i përgjithshëm, por kryeredaktori i RTK-TV – pra propozimi duhet të vinte nga kryeredaktori. Megjithatë, Hundozi e ka anashkaluar këtë procedurë ligjore duke e propozuar dhe njëkohësisht emëruar vetë këshilltarin/ndihmësin, duke bërë shkelje të rregullores.

Për më tepër, rregullorja përcakton qartë se kompensimi i tillë jepet për një periudhë të caktuar kohore, ndërsa në vendimin e tij, u.d. drejtori i përgjithshëm e ka caktuar udhëheqësin e skemës programore në RTK1, si këshilltar për periudhë të pacaktuar kohore.

Me këto veprime, dyshohet se Hundozi ka tejkaluar kompetencat e tij duke vepruar si propozues dhe emërues njëkohësisht, duke anashkaluar tërësisht zinxhirin hierarkik dhe mekanizmat e kontrollit të brendshëm institucional.

Sqarime për këto veprime të tij, sikurse as për raportin personale me Fadil Hoxhen, Hundozi nuk ka dhënë deri të mërkurën kur është botuar artikulli, ndonëse pyetjet i janë dërguar që dy ditë në e-mail.

Shkeljet e tjera të këtij vendimi

Vendimi që Hoxha të ushtrojë “përgjegjësi shtesë” edhe në cilësinë e këshilltarit, është nënshkruar me datë 21 mars 2025, nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, i cili është shok me Fadil Hoxhën.

Vendimi për shpërblimin e Hoxhës, i cili për nga detyrat përshkruhet si ndihmës drejtor, zëvendësdrejtor dhe këshilltar, po dyshohet se nuk ka asnjë bazë ligjore. As ligji dhe as rregulloret e brendshme të RTK-së nuk parashohin pozita të tilla si ndihmës drejtor, përjashto ndihmësin për RTK2.

Rregullorja bazë e RTK-së për organizimin e brendshëm specifikon që trupa këshillëdhënëse e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së janë Menaxhmenti, Udhëheqësi i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Komunikim (DMNK) dhe departamenti për Strategji dhe Zhvillim (DSZH). Kjo specifikohet në nenin 17 të kësaj Rregulloreje.

Pra, struktura aktuale e RTK-së përcakton se drejtori i përgjithshëm mund të mbështetet plotësisht në stafin ekzistues për përmbushjen e detyrave. Drejtorët e Radios, TV-së dhe RTK2, përveç përgjegjësive të tyre menaxheriale, i mbulojnë edhe detyrat që janë të përmendura në vendimin për emërimin e Hoxhës. Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm ka poashtu në dispozicion dy departamente për strategji dhe zhvillim si dhe për marrëdhënie ndërkombëtare, me rreth 10 menaxherë dhe këshilltarë. Emërimi i një “këshilltari të 11-të” për të njëjtat funksione, përveç që është në kundërshtim me rregulloret e brendshme, del se po përbën jo vetëm dublim të panevojshëm të pozitave, por edhe një barrë të pajustifikuar financiare për institucionin.

Me veprimin e tij, U.D drejtori i Përgjithshëm i RTK-së Hysen Hundozi mund të ketë shkelur edhe statutin e RTK-së, konkretisht nenin 10, që specifikon se ai ka të drejtë të “bart disa autorizime te bashkëpunëtorët e ngushtë dhe të punësuarit e tjerë me autorizime dhe përgjegjësi të veçanta…”

Por, Rregullorja e RTK-së për organizim të brendshëm; rregullorja për kompetenca dhe përgjegjësi si dhe rregullorja për sistematizimin e vendeve të punës (neni 21) përcakton se bashkëpunëtorët e ngushtë dhe personat me autorizime dhe përgjegjësi të veçanta në RTK janë:

Hoxha nuk ka asnjërën nga këto pozita. Ai është udhëheqës i Skemës Programore, dhe me shtesën e re që merr, paga e tij arrin në rreth 1,500 Euro bruto.

Për më shumë, në preambulën e vendimit për këtë emërim të pabazë, u.d. drejtori i Përgjithshëm i RTK-së Hysen Hundozi, në tri referenca ligjore, i referohet një përgjegjësie të përgjithshme e cila thotë se “Drejtori i Përgjithshëm menaxhon veprimtarinë e RTK-së në pajtim me këtë ligj dhe me statutin e RTK- si dhe me Kodin Etik të RTK- së“. Kjo përgjegjësi, në këtë rast është nuk e justifikon këtë emërimin e përcaktuar në nenin 33, paragrafi 1.1, në paragrafin 1 të nenit 20 të statutit të RTK-së dhe në paragrafin 3 të nenit 26 të Rregullores për Kompetenca dhe Përgjegjësi të RTK-së.

Çfarë parashikon rregullativa e brendshme e RTK-së?

Sipas Rregullores për Organizim të Brendshëm, në RTK mund të ketë projekte specifike programore dhe të tjera, të cilat nuk mund të zbatohen me strukturë të caktuar organizative. Kjo është e rregulluar me nenin 15 të kësaj rregullore, por flitet qartë për zbatim të projektit. Në asnjë rast, nuk përmendet e drejta e Drejtorit të Përgjithshëm që të emërojë këshilltarë shtesë, apo ndihmës, përgjegjësitë e të cilit ndërhyjnë në kompetencat e drejtorëve të njësive.

Gazeta online Reporteri.net, me burime brenda RTK-së, merr vesh se “këshilltari i pabazë” po merr pjesë në mbledhjet e menaxhmentit, komunikimet zyrtare me e-mail dhe në takimet zyrtare. Ligji dhe rregulloret e brendshme e përcaktojnë qartë se drejtori i përgjithshëm është përfaqësuesi zyrtar i RTK-së brenda dhe jashtë dhe në mungesë të tij mund të autorizojë zv.drejtorin e përgjithshëm ose dikë nga menaxhmenti i lartë.

Mediumi të mërkurën ka provuar të marrë sqarime nga Hoxha në lidhje me avancimin e tij, por i njëjti ka sugjeruar që rreth vendimit të Hondozit për të “të vetet drejtori“.

“Emërimin e bën drejtori, kështu që shkruaji drejtorit. Ckado që ke, t’lutem shkruaj me shkrim”, tha ai duke e ndërprerë telefonatën në gjysmë, pa i dëgjuar pyetjet tjera.

Kjo nuk është hera e parë që Fadil Hoxha merr pagë më të madhe në mënyrë të dyshimtë. Gazeta online Reporteri, në maj të 2022-ës, kishte raportuar se si Hoxha kishe propozuar veten për avancim në shef të njësisë për analiza dhe statistikë, gjë që ju kishte miratuar, duke u paguar edhe për disa ditë që nuk kishte punuar fare.

JU REKOMANDOJMË

LDK uron Bajramin: Festat si këto, na mësojnë për solidaritet, ndaj njerëzve që kanë nevojë
Lajme

LDK uron Bajramin: Festat si këto, na mësojnë për solidaritet, ndaj njerëzve që kanë nevojë

06/06/2025 - 08:51
Festa e Kurban Bajramit në Shqipëri: Ceremonia e faljes në Tiranë u zhvillua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Lajme

Festa e Kurban Bajramit në Shqipëri: Ceremonia e faljes në Tiranë u zhvillua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

06/06/2025 - 08:31
Specialja njofton për punën e saj gjatë kësaj jave
Lajme

Specialja njofton për punën e saj gjatë kësaj jave

06/06/2025 - 08:29
Ariu me këlyshë shfaqet pranë shtëpive në Mushtisht
Lajme

Ariu me këlyshë shfaqet pranë shtëpive në Mushtisht

06/06/2025 - 08:19
I njihet statusi i viktimës edhe një personi në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkon në 157 numri
Lajme

I njihet statusi i viktimës edhe një personi në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkon në 157 numri

06/06/2025 - 08:16
“Krenar për shqiptarët e Greqisë”, Rama publikon datën dhe vendin e takimit me diasporën në Selanik
Lajme

Edi Rama uron Kurban Bajramin

06/06/2025 - 08:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1443 Shpërndaje
    Shpërndaje 577 Tweet 361
  • Si i kaloi krejt filtrat vajza e trafikantit të kokainës dhe u dekretua gjyqtare nga presidentja

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Pagesat për lehona dhe shtesat për fëmijë, Hekuran Murati jep detaje!

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Lajm i mirë për punëtorët e sektorit publik: Rriten pagat

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Pse Naim Murseli kërkoi burgim të përjetshëm? Kush e mësoi? (VIDEO)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë