Gazetari Vehbi Kajtazi, referuar vendimit të djeshëm të Gjykatës Supreme, e cila konstatoi se Kurti dhe deputetët e tij që vazhdojnë të ushtrojnë edhe pushtet qeveritar janë të paligjshëm dhe antikushtetues në zyret qeveritare, tha se tash Prokuroria Speciale do të duhej të ishte e gatshme t’i arrestojë.
“Prej dje që është nxjerrë ky aktgjykim, Prokuroria Speciale në krye me Blerim Isufajn, duhet të jetë e gatshme që këta njerëz t’i arrestojë. Pra, duhet ta arrestojë Albin Kurtin, Hekuran Muratin, Xhelal Sveçlën, Albulena Haxhiun. Të gjithë këta që provojnë të hyjnë në institucionin e qeverisë, duhet të arrestohen”, tha ai në “Rubikon” te Adriatik Kelmendi.
“Pra, prej 27 marsit, Albin Kurti si deputet e ka marrë peng Qeverinë e Kosovës dhe po ashtu në të njëjtën kohë e ka marrë peng edhe Kuvendin e Kosovës. Këta janë tepër të padijshëm, përveç që janë kriminelë. Në aktgjykimin e Gjykatës Supreme, këshillë juridike shkruan se ‘ky aktgjykim nuk mund të apelohet’. Pra, ky duhet zbatuar automatikisht”, tha Kajtazi në Rubikon në Klan Kosova.