Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vendimi për rinumërim votash në 10 komuna: Mospërputhjet konfirmojnë “dështimin e centralizimit në Qendrat Komunale”

13/01/2026 - 19:43
në Lajme
A A
E papritur: KQZ merr vendim për rinumërim të të gjitha kutive të votimit në këto 10 komuna
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Verifikimi i vetëm 33 vendvotimeve ka nxjerrë në pah mospërputhje, me një diferencë prej mbi 2,200 votash nga rezultati real. Për Eugen Cakollin nga Instituti Demokratik, këto shifra janë dëshmi se centralizimi i numërimit në Qendrat Komunale “ka dështuar”, dhe se numërimi digjital mbetet e vetmja e ardhme e sigurt në këtë drejtim.

Për shkak të parregullsive të konstatuara gjatë përpunimit të të dhënave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëroi sot hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave për 914 pika votimi. Procesi është caktuar të fillojë këtë mbrëmje, në orën 18:00.

Shkaku kryesor i këtij vendimi buron nga një analizë e Sekretariatit, i cili krahasoi pamjet filmike nga qendrat komunale me fletëvotimet fizike. Nga një kampion provë prej 52 vendvotimesh (që përbën 2% të totalit), hetimi zbuloi se deri më 12 janar, në 33 raste shifrat e raportuara për kandidatët nuk përputheshin me realitetin brenda kutive.

Si rrjedhojë, KQZ vendosi rinumërim të plotë në 10 komuna ku mospërputhjet ishin më evidente: Ferizaj, Prizren, Skenderaj, Vushtrri, Kaçanik, Dragash, Leposaviq, Shtime, Mamushë dhe Ranillug.

Gjithashtu vendosi rinumërim të pjesshëm (10% e vendvotimeve) Për 28 komunat e mbetura, do të aplikohet një rishikim me kampionim. Kjo përfshin qendrat kryesore dhe komunat e tjera si: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë e Jugut dhe e Veriut, Podujevë, Deçan, Gllogoc, Istog, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin-Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh dhe Kllokot.

Cakolli ka sqaruar se në disa prej komunave, dallimi në votat e kandidatëve shkon në qindra.

“Në disa komuna, dallimi në votat e kandidatëve (TË VETËM DY PARTIVE) shkon në qindra sosh, ndërsa Prizreni prin me mbi 700 vota dallim në vetëm dy vendvotime. Madje, ka raste kur për një kandidat, në një vendvotim të vetëm, pas verifikimit në QNR rezulton se janë shtuar mbi 100 vota.” – tha ai.

Ai vlerësoi se këto shifra nuk mund të justifikohen si “gabime të vogla njerëzore”. Përkundrazi, përhapja e gjerë gjeografike e këtyre rasteve tregon qartë, sipas tij, se “problemi është sistemik.”

“Këto nuk janë diferenca që shpjegohen me “gabime të vogla njerëzore” – të cilat as ato nuk duhet toleruar. Kur ka kaq shumë devijime dhe kaq të përhapura gjeografikisht, kjo tregon qartë se problemi është sistemik.” – shkroi ai.

Sipas tij, burimi i këtij kaosi elektoral gjendet te modeli i numërimit. Ai vlerëson se vendimi për të centralizuar numërimin në Qendrat Komunale – larg vendvotimit fizik dhe me mbikëqyrje minimale – ka qenë i gabuar.

“Në një sistem me lista të hapura të kandidatëve, këto dallime mund të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe, për pasojë, edhe emrat e deputetëve të ardhshëm të Kuvendit.

Dhe po, kjo situatë është pasojë direkte e centralizimit të numërimit në Qendrat Komunale, larg vendvotimit dhe me vëzhgim minimal. Shifrat që dolën sot janë argumenti më i fortë pse ky model ka qenë dhe mbetet i gabuar, dhe pse numërimi digjital është e ardhmja.”

JU REKOMANDOJMË

Dushi i LDK-së: Asnjë ‘unë’ nuk qëndron mbi partinë, refuzojmë ndarjen në kampe
Lajme

Dushi i LDK-së: Asnjë ‘unë’ nuk qëndron mbi partinë, refuzojmë ndarjen në kampe

13/01/2026 - 20:31
Abdixhiku: Do të ketë shumë kandidatë për postin e Presidentit, nëse dikush i do votat tona duhet marrëveshje
Kryesore

Abdixhiku: Do të ketë shumë kandidatë për postin e Presidentit, nëse dikush i do votat tona duhet marrëveshje

13/01/2026 - 20:09
Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK’së
Lajme

Abdixhiku: Detyrohem me qëndru si kryetar nëse nuk pranohet dorëheqja

13/01/2026 - 20:00
Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK’së
Kryesore

Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK’së

13/01/2026 - 19:36
Abazi: Opozita dështoi në formimin e Qeverisë
Lajme

Abazi: Opozita dështoi në formimin e Qeverisë

13/01/2026 - 19:17
Sorensen nesër viziton Kosovën, takohet me Osmanin
Kryesore

Sorensen nesër viziton Kosovën, takohet me Osmanin

13/01/2026 - 19:11

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Nuk e dinit! Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Momenti kur ndodh puthja e parë mes Dolces dhe Limit (VIDEO)

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Skandali i licencës së uzurpuar: Inspektoriati mbylli Njësinë e Sterilizimit dhe gjobiti United Hospital të Fatos Kojqiqit (Video)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Momenti kur Blero me Tarën e djegin dasmën me një vallëzim(VIDEO)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë