Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vepra e munguar e Ismail Kadaresë

09/07/2024 - 16:57
në Lajme, Opinione
A A
Vepra e munguar e Ismail Kadaresë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

hidhte ndonjë fjalë rrotull, me nëntekst fyerës? Por kisha besimin se figura ikonike e Adem Jasharit, famëmadhja UÇK dhe qëllimi i mirë do të më mbronin para ndonjë tërbimi që mund t’i nxisja shkrimtarit nga fyerja që ai mund të ndjente nga guximi im për t’ia hapur qoftë edhe në mënyrë të tërthortë se çfarë do të duhej të shkruante ai. Gjithsesi kisha vendosur të isha shumë i kujdesshëm.
Ndenjëm afro dy orë. Me mua ishin edhe Kushtrimi dhe Agimi. Si dhuratë për ditëlindjen e tij të 80-të, që e kishte pasur në janar të atij viti, ia dhuruam edicionin special të pullave postare dedikuar diasporës të Postës së Kosovës e të realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës. Në momentet e paratakimit dhe në fillimet të tij nuk më shqiteshin fjalët që qarkullonin për të si një njeri hijerëndë dhe i vështirë në komunikim. Të jem i sinqertë, ky paragjykim më ishte ngjitur edhe mua, sidomos pas jetës sime në Tiranë gjatë vitit 1997 dhe më pas nga ato që thuheshin në media e biseda me njerëz të ndryshëm. Dritëro Agollin që e kisha takuar për herë të parë diku në majin e vitit 1997, të qenët popullor e kishte pjesë të famës që i shkonte pas dhe mënyrë jetese, ashtu si mendjemadhësia dhe ftohtësia ishte pjesë e famës që e përcillte Ismail Kadarenë. Për të parin e kisha vërtetuar personalisht se fama dhe realiteti ishin një, të dytit më duhej t’ia provoja po ashtu personalisht. Duke qenë i vetëdijshëm për këtë nam, shumë shpejt pasi që u ulëm dhe filluam bisedën krejt të çlirë dhe si miq të vjetër me të dhe Helenën, ai më tha: “Ministër, unë jam njeri pak i rëndë dhe i vështirë”. M’u kujtuan veprat e tij, sidomos ato me karakter autobiografik si “Kronikë në Gur”, “Breznitë e Hankonatëve”, “Kukulla”, por edhe “Kohë e Pamjaftueshme”, libri me kujtime i Helenës. M’u sollën në mend shiu, gurët, mjegulla, bora dhe e ftohta e maleve tona dhe e stepave evro-aziatike, zymtësia, dhe prapë shiu i vazhdueshëm në veprat e tij. U mrekullova nga thjeshtësia e tij. Jo, ai nuk kishte asnjë pikë nga ftohtësia dhe mendjemadhësia e tij, që tani më ishte bërë pjesë e legjendave urbane të Tiranës e Prishtinës. Po, ishte epik në thjeshtësinë e tij. Ishte i mjegullt në afërsinë e tij. Ishte disi i tërhequr në ngrohtësinë e tij. Ai kishte botën e tij, por jo nga ata që nuk të linin të futeshe brenda saj. Por nga ata njerëz, që pa asnjë hezitim të ftonin brenda për ta njohur nga afër me virtytet dhe cenet e tij. Por këto e bënin të madh, si intelektual e njeri e sidomos kur e krahasoja me disa personazhe groteske të botës akademike, politike e mediale të Prishtinës e Tiranës, të cilët mendjemadhësia boshe i bënte dhe vazhdon t’i bëjë lolo cirku.
Biseduam gjatë për letërsinë në përgjithësi dhe për letërsinë e tij në veçanti. Folëm për zhvillimet politike në botë dhe në atdhe si dhe për të ardhmen e shqiptarëve. Natyrshëm, duke folur për vlerat evropiane të shqiptarëve, m’u krijua momenti i përshtatshëm për t’i treguar për bisedën me Arbën Xhaferin dhe idenë se sa e dobishme do të ishte të kishim një vepër të nivelit të lartë të shkruar për 5-7 marsin që ndryshoi rrjedhat e historisë së Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Një vepër që lehtësisht do të përkthehej në gjuhët më të mëdha të botës. Do të shpërndahej si një mesazh se si ne shqiptarët në fund të shekullit 20-të ia dhamë lirisë, kësaj vlere universale njerëzore Adem Jasharin dhe familjen e tij dhe sa nderë do t’i bënim vetes e edhe njerëzimit nëse do të mund t’ia dhuronim edhe një vepër kulmore letërsie që për bazë do të kishte këtë sakrificë për lirinë të shkruar nga dora e një mjeshtri të letrave. Ia përmenda edhe bisedat me Muratin dhe dëshirën e familjes që kjo ngjarje të lartësohej nga pena e ndonjë mjeshtri të madh. Asnjëherë nuk e përmenda atë personalisht. Por aluzioni ishte i qartë. Dhe, intuita e tij prej shkrimtari, që sado që mosha 80 vjeçe kishte filluar ta lodhte, u ndez shpejt dhe e kapi se ku po e dërgoja bisedën. Dhe me një elegancë e thjeshtësi na tregoi se tani më e kishte ndalur shkrimin e veprave të reja. Sapo kishte mbushur 80 vjeç dhe më nuk e kishte freskinë e dikurshme. Se më nuk kishte forcë dhe fuqi t’u hynte projekteve të mëdha letrare. Më tha se çdo gjë që do të shohim se do të botohej në të ardhmen, janë materiale të mbetura nga e kaluara e të cilat është në proces përpunimi dhe përgatitjeje për botim. Muza e kishte lënë shkrimtarin e madh, ndonëse trupin e kishte ende në mesin tonë. U pikëllova edhe për humbjen e rastit, që do të mund të ishte ideal, po të realizohej pas luftës, por edhe se dëgjova lajmin e shterjes së frymëzimit, pa të cilin jeta e shkrimtarit vërtet fillon të mos ketë kuptim.
Ismail dhe Helena Kadarenë i takova edhe më 3 prill 2017. Më pritën në banesën e tyre në “Saint Michel”. Bisedë e këndshme si miq tani më të njohur. Kisha shkuar për ta ftuar të na vinte në Kosovë për Ditët e Diasporës që mbaheshin tradicionalisht më 1 dhe 2 gusht. Sigurisht kisha shkuar edhe për të këmbyer fjalë e për ta parë se si ishte me shëndet. Ajo që më kishte thënë një vit më parë dukej tani më një realitet i dukshëm. Ishte edhe më i goditur nga mosha fizikisht, ndonëse vazhdonte të kishte mendjen e kthjelltë. Në momentin kur e ftova, e kisha të qartë se ndonëse prerazi nuk më refuzoi, dhe e la një derë për të ardhur në Kosovë, do ta kishte të pamundur që në ditët valë të gushtit të vinte në Kosovë në atë gjendje fizike. Temën e vjetër, pengun tim të madh jetësor për veprën e tij të munguar, nuk ia hapa. Ai kishte qenë krejtësisht i sinqertë në takimin paraprak dhe ishte nisur ngadalë por pa kthim në rrugën e amshimit. Biseduam se çfarë po lexoj dhe ma dha një këshillë që do të mbetet përherë në kujtesën time. Ai, duke ma dhënë shembullin e tij personal, më tha “mendon ti se unë lexoj vetëm vepra të rënda, klasike e plotë filozofi?”. “Jo. Është e rëndësishme të lexojmë vazhdimisht, andaj edhe shpesh lexoj edhe gjëra më të lehta si biografi, eseistikë letrare, kujtime historike, intervista, shkencë të popullarizuar etj.” U ndjeva keq. Kaq e kaq njerëz i kisha ironizuar, qoftë edhe pa zë, për çfarë po lexojnë. Por edhe do t’i jam falënderues, sepse tani përpiqem të jam sa më pak gjykues e paragjykues rreth kësaj çështjeje. Vërtet, në kohët që po jetojmë, e rëndësishme është të vazhdohet të lexohet. Kjo këshillë nga biseda e fundit me të do të mbetet me mua deri në varr.
Ismail Kadare, pas shterimit të muzës, u shua edhe fizikisht. E humbi mundësinë e Nobelit, për të cilin më shumë ka pasur nevojë letërsia dhe kultura shqiptare sesa vetë ai, ndonëse me zell, gjatë e me intensitet kanë punuar kundër një pjesë e shqiptarëve smirëzinj. Çdo tetor që nga vitet 1988, 1989 deri vitin e kaluar me ankth e kam pritur lajmin për fituesin e Çmimit Nobel për letërsi, ndonëse viteve të kaluara, me rënien e cilësisë të pranuesve të Nobelit, më ra edhe shpresa. Sidoqoftë, tani, tetorët do të jenë me më pak ankth për mua personalisht. Dhe nuk e di, se kur do të arrijë letërsia shqipe të ofrojë një kandidat tjetër për Nobel. Por jeta është me befasi, dhe shqiptarët këto vitet e fundit kanë shpërthyer me talentin e vet në shumë fusha, andaj duhet të mbesim me shpresë.
Po i kthehem në fund edhe njëherë temës bosht të këtij shkrimi: a do t’i mungojë Kadaresë dhe letërsisë shqipe e botërore një vepër e madhe letërsie, për një ngjarje reale me elemente epike, atë të rënies së Adem Jasharit me familje. A e kemi humbur rastin me vdekjen e tij? Popujt krijojnë krijues, e gjeni në të gjitha fushat e krijimtarisë njerëzore. Shqiptarët kohëve të fundit kanë dhënë shembuj të jashtëzakonshëm nga letërsia e filozofia tek shkencat ekzakte e inteligjenca artificiale, nga muzika klasike tek ajo e popullarizuar, për të vazhduar me sportistë kulmor gjithandej. Krejt këto rezultate vijnë edhe mbi themelet e ngritura nga paraardhësit qoftë ata të të njëjtit komb, qoftë të njerëzimit në përgjithësi. Sigurisht edhe letërsia shqipe do të krijojë gjigantë të tjerë në të ardhmen që do ta trajtojnë sakrificën e Jasharëve. Madje vetë letërsi të tjera, do të mund ta marrin këtë motiv universal për të përjetësuar në letërsinë e përbotshme e të përbashkët të njerëzimit. Por një rast i artë i pas luftës, kur Kadareja ishte i fortë ende është humbur. Për shkak të dehjes sonë me lirinë, apo injorimit të tij të kësaj tematike? Më shumë besoj për shkak të parës.

JU REKOMANDOJMË

Qeveria i jep SHSKUK-së mbi 4.3 milionë euro për furnizim me barna

Zejnie Gashi ishte në automjet pranë shtëpisë së saj, u qëllua rastësisht në Prishtinë nga sherri mes dy grupeve
26/08/2026 - 23:01

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar në një mbledhje elektronike transferimin e 4,333,900 eurove për furnizimin me barna nga Lista e Barnave Esenciale në institucionet...

Më shumëDetails

“Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë
26/08/2026 - 22:54

OVL-UÇK nëpërmjet Ramadan Gashit i ka reaguar Nasim Haradinajt, i cili në “Frontal” të T7, tha se Hyseni Gucati “ka keqpërdorur fondet”. Në një adresim dërguar mediave, thuhet...

Më shumëDetails

“Ora e Pritjes” vendoset në Vushtrri, numërimi deri më 16 shtator

“Ora e Pritjes” vendoset në Vushtrri, numërimi deri më 16 shtator
26/08/2026 - 22:25

Platforma “Liria ka Emër” ka vendosur në sheshin “Adem Jashari” të Vushtrrisë “Orën e Pritjes”, një ekran që shënon numërimin e ditëve deri më 16 shtator, datë kur...

Më shumëDetails

Kurti: Nuk besoj se po e shkelim Kushtetutën, kush ka dyshime le t’i drejtohet Kushtetueses

BE reagon pasi Qeveria Kurti nuk ia përfilli thirrjen për të ndalur rrënimet te Ujmani: Jemi të shqetësuar
26/08/2026 - 22:15

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nuk beson se është shkelur Kushtetuta me moskonstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, apo...

Më shumëDetails

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra
26/08/2026 - 21:59

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje sipas një njoftimi për media janë marrë disa vendime. Vendimet e marra: – Miratuar...

Më shumëDetails

Akuzat e tmerrshme të Fatmir Shehollit kundër Thaçit, Albrightit dhe NATO-s – “Ata janë terr’oristë”

Akuzat e tmerrshme të Fatmir Shehollit kundër Thaçit, Albrightit dhe NATO-s – “Ata janë terr’oristë”
26/08/2026 - 21:46

Gazetari i luftës Paul Watson i Los Angeles Times më 17 maj të vitit 1999 kishte qëndruar për një reportazh në një fshat në veri të Kosovës. Atje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    350 Shpërndaje
    Shpërndaje 140 Tweet 88
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Ngriten dyshime për kurdisje”, Tenderi 200 mijë eurosh i KRU “Mitrovicës” për kamera dhe rrethoja përfundon në OSHP

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë