Veprimtari dhe drejtori i zyrës ligjore First-consulting.ch në Bern dhe Delemont të Zvicrës, Sali Bislimi, po vazhdon përkrahjen për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Bislimi sot në Bern, para parlamentit të Zvicrës, ka vendosur foton e ish-presidentin Thaçi, ku edhe ka përcjell një mesazh nga aty.
“Stop dramës që luhet në Hagë para Dhomave të Specializuara të Kosovës. Sot me krenari manifestova para Parlamentit Zviceran për të sensibilizuar gjithë qytetarët e vendit për një proces të manipuluar të drejtësisë në Hagë. Kosovës i duhet liberatori, ai nuk e ka vendin aty, i duhet t’i kthehet vendit me krenari dhe dinjitet me vlerat e lirisë dhe liberal demokracisë. Kisha të drejtën të manifestoj i vetëm aty nga organet e sigurisë së qytetit, por ishin të shumtë ata që mu afruan për të më përkrahur. Dëgjoja zëra që zoti naltë Hashimi poshtë, për Kosovën dhe shqiptarinë jemi me Hashimin. Edhe grupe turistike nga India mu afronin për të biseduar për vëllaun e nënës së shejt Terezë. Qindra foto nga shumë kalimtarë të rastit, por ishte një erë që më detyrojë të jem statik për të mbajtur në mënyrë të dinjitetshme posterin e presidentin Thaçi. Kosovën duhet ta udhëheqin ata burra dhe gra që kanë sakrificën për atë vend, dhe jo njerëz të klubeve të natës. Për lirinë dhe Hashimin historia na obligon. Mbështetje parezervë deri në lirinë e tij”, ka shkruar Bislimi.