Për atë që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të ketë dhënë “vërejtje” për draft-Statutin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, Lulim Peci nga instituti KIPRED tha se “nuk çon peshë” ngase Bashkimi Evropian nuk mund ta ndryshojë atë – por vetëm rishikimi në Gjykatën Kushtetuese.
Mirëpo, Peci shton se udhëheqësit e Qeverisë së Kosovë, besimin dhe sjelljen ndaj kësaj gjykate e kanë më shumë si të ishte e Serbisë, dhe jo e vendit të tyre, ka thënë ai, siç e citoi “Klan Kosova”.
“E kalon apo jo testin, unë mendoj se ky draft-statut të nënshkruhet, të shndërrohet në statut, të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, e pastaj institucionet përgjegjëse të Kosovës, ku edhe vet Presidenca mund t’i çojë komente atje, edhe grupet parlamentare, aty mandej zhvillohet beteja juridike. Dhënia e komenteve tani tek Bashkimi Evropian nuk çon peshë, sepse ky draft nuk mund të ndryshohet tani nga Bashkimi Evropian. I vetmi institucion është Gjykata Kushtetuese”.
“Unë e kam thënë që sjellja dhe mosbesimi jonë ndaj Gjykatës Kushtetuese, jo e jona por e udhëheqësve të Qeverisë së Kosovës, është si me qenë kjo Gjykatë Kushtetuese e Serbisë e jo e Kosovës. Kjo lloj frike është me dërgu këtë draft aty”, tha Lulzim Peci.