Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Veseli: FSK-ja shkon në veri sa herë është e nevojshme, kjo vlerësohet nga NATO-ja

29/07/2025 - 13:54
në Lajme
A A
Veseli: FSK-ja shkon në veri sa herë është e nevojshme, kjo vlerësohet nga NATO-ja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli e konsideron të rëndomtë operacionin e sotëm të kërkim-shpëtimit në Liqenin e Ujmanit. Ai thotë se nuk është hera e parë që njësitet e specializuara të FSK-së intervenojnë në veri të vendit derisa përmend disa raste të tilla gjatë kohës sa ai ishte ushtarak.

Njësitë e specializuara për kërkim-shpëtim të Forcës së Sigurisë së Kosovës po zhvillojnë operacion për gjetjen e një personi që dyshohet të jetë mbytur të dielën, më 27 korrik, në Liqenin e Ujmanit. Bëhet fjalë për një 33-vjeçar që u raportua se kërceu nga ura.

“Lexova dhe dëgjova shumë sot, një bujë shumë e madhe për një operacion të rëndomtë. Nuk është hera e parë që Forca e Sigurisë së Kosovës intervenon në veri të vendit. Kemi pasur operacione të tilla edhe në të kaluarën që nga viti 2015, kemi pasur një rast të tillë në kërkim shpëtim, pastaj në ujëra kemi pasur edhe çështje të deminimit. Forca e Sigurisë së Kosovës i ka kapacitetet ndoshta më të mira në Ballkan në fushën e kërkim-shpëtimit urban, kërkim-shpëtimit malor dhe kërkim-shpëtimit në ujëra. Këto kapacitete që i kemi ngritur ndër vite është një angazhim shumë i madh i Forcës së Sigurisë së Kosovës, por paraprakisht është një ndihmesë e madhe e aleatëve tanë, të cilët na kanë ndihmuar që t’i ngritim”, thotë Veseli.

Kërkimi për 33-vjeçarin që u raportua se kërceu nga ura, deri më tash është zhvilluar vetëm nga Policia e Kosovës dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. FSK-ja iu bashkua ekipeve në ditën e tretë të kërkimeve. Kjo u bë vetëm pas një bashkërendimi me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

Dislokimi i trupave të FSK-së në veriun e banuar me shumicë serbe mund të bëhet vetëm me pëlqim paraprak të KFOR-it, në bazë të një zotimi që është bërë në vitin 2013 nga Qeveria e Kosovës dhe NATO.

Ish-gjenerari i Forcës së Sigurisë së Kosovës thotë se dislokimi i trupave të FSK-së në pjesën veriore të vendit mund të ndodhë sa herë që ka nevojë.

“Para një kohe u bë bërë problem ajo letra e zotimeve, tash unë i kisha pyetur ata politikanë që dëshironin të ngrisnin padi edhe ndaj presidentit Thaçi. A po e sheh që nuk është ashtu? A po e sheh që FSK mund të shkojë atje? Është një koordinim, subkoordinim mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe NATO-s. Kur fola për kapacitetet, FSK i ka këto kapacitete që KFOR nuk i ka, për atë ka shkuar FSK, ka qenë e domosdoshme. FSK shkon në veri aq herë sa ka nevojë, qoftë për operacione humanitare, qoftë për mbrojtje të territorit, por këtë e vlerëson NATO”, shprehet ai për KosovaPress.

Pas mbërritjes së trupave të FSK-së në liqenin e Ujmanit, Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar “FSK për herë të parë si ushtri në veri të vendit”.

Kjo po kritikohet nga ish-gjenerali i FSK-së, Afrim Veseli, i cili thotë se “politika duhet t’i mbajë duart larg nga organet e sigurisë”.

“Politika duhet t’i mbajë duart larg nga organet e sigurisë, në këtë rast nga ushtria. Nuk mund të marrë askush kredita në një operacion të rëndomtë. Krejt falënderimi duhet të ju shkojë atyre djemve që realizojnë operacionin. Shpresoj dhe besoj në ta që do të jetë i suksesshëm, fatkeqësisht i suksesshëm meqë është natyra e operacionit e tillë. Unë do të kisha bërë apel që në vend të këtij pompoziteti për kreditë politike, të mendojmë më shumë për Forcën e Sigurisë se si e ka situatën sot personeli i saj”, përfundon ai.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha më herët se pjesëtarët e FSK-së janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile në këtë rast.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe ti lehtësohet dhimbja familjes’, shkroi Maqedonci në Facebook.

Forca e Sigurisë së Kosovës është në fazën e transformimin në ushtri, proces ky që pritet të përfundojë deri në vitin 2028.

JU REKOMANDOJMË

Fitore Pacolli politizon brutalisht vdekjen e mërgimtarit në Ujman, komentuesit: Hajneshë, kthejë paret
Lajme

Fitore Pacolli politizon brutalisht vdekjen e mërgimtarit në Ujman, komentuesit: Hajneshë, kthejë paret

30/07/2025 - 00:10
Franca i jep mbështetje të plotë KFOR-it në Kosovë: Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike
Lajme

Franca i jep mbështetje të plotë KFOR-it në Kosovë: Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike

29/07/2025 - 23:05
Muharremi: A mundemi me pritë kërkim-falje nga dikush që abuzon me tragjedi njerëzore?
Lajme

Muharremi: A mundemi me pritë kërkim-falje nga dikush që abuzon me tragjedi njerëzore?

29/07/2025 - 22:58
Trump vendos tarifë prej 250 dollarësh për turistët, u rikthehen paratë nëse nuk thyejnë ligjin
Lajme

“Është e tmerrshme”, Trump: Melania është thellësisht e prekur nga imazhet e fëmijëve të uritur në Gaza

29/07/2025 - 22:55
“Serbia të njohë Kosovën”, dy kongresistet i shkruajnë Trump: Ndërmjetëso marrëveshjen
Lajme

“Serbia të njohë Kosovën”, dy kongresistet i shkruajnë Trump: Ndërmjetëso marrëveshjen

29/07/2025 - 22:49
Kamberi: Derisa fliste Kurti 4 televizione serbe ndërprenë transmetimin e seancës së Këshillit të Sigurimit
Lajme

Kamberi: Ndërhyrja në Universitetin e Novi Pazarit – përpjekje për ta paraqitur pakicën si element destabilizues e antishtetërorë

29/07/2025 - 22:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I plagosuri në Vushtrri është I. Bekteshi, i dyshuar D. Bekteshi

    I plagosuri në Vushtrri është I. Bekteshi, i dyshuar D. Bekteshi

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Gjendet një person i vdekur në Mitrovicë

    290 Shpërndaje
    Shpërndaje 116 Tweet 73
  • Tentim-vrasje në Stanoc të Vushtrrisë, dyshohet se babai e ka plagosur djalin

    210 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • Komandanti i KFOR-it flet për dy urat e reja që po ndërtohen në Mitrovicë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Trupi i 33-vjeçarit gjendet në Ujman – familjarët shpërthejnë në lot

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë