Një vetaksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrushë, duke përfunduar me pasoja fatale për një person.
Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur në afërsi të një fabrike, ku drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin, duke shkaktuar vetaksidentin tragjik.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet emergjente, të cilat kanë intervenuar për t’i ofruar ndihmë viktimës, por fatkeqësisht nuk kanë arritur ta shpëtojnë.
Pamje nga vendi i aksidentit, janë publikuara nga mediumi lokal RTV Fontana në Istog













