Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pas një vetaksidenti me motoçikletë në Vranidoll të Prishtinës.
Lidhur me këtë rast të rëndë, policia ka dhënë detaje.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00, derisa ngasësi i motoçikletës ka vdekur pasi nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve.
“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arrit të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, njoftoi ajo./Klankosova.tv













