Tre zyrtarë policorë janë lënduar mëngjesin e sotëm nga një vetaksident në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Zëvendësdrejtori për Mitrovicën e Veriut në Policinë e Kosovës, Veton Elshani, ka folur për këtë aksident në emisionin “Kosova Today”, në Klan Kosova.
“Nuk ka arsye për dyshime. Thjeshtë, rruga ka qenë me ngrica dhe lëvizja e policisë ka qenë e tillë. Këto janë raste që ndodhin, është rastësi”, tha ElshaniAi shtoi se ky është vetaksidenti i shtatë në këtë zonë, por hodhi poshtë spekulimet se në rrugë mund të jetë hedhur vaj apo substanca të tjera.
“ Veç vdekjen e kemi të sigurt, nuk ka dyshime për ndonjë veprim të qëllimshëm”, u shpreh Elshani.